Biznes me stadiumin/ Përurimi i ”Air Albania”, ER TV nuk fsheh dot kullat

Kompania e fluturimeve Air Albania ka blerë për 3,2 milionë euro emrin e Stadiumit Kombëtar, por nuk është respektuar një nga kushtet e vendosura nga Federata Shqiptare Futbollit. Kjo përkon me xhiron vjetore e cila duhet të arrijë shifrën e 10 milionë milionë euro. Air Albania u themelua vitin kaluar dhe për 2018-ën nuk kishte të ardhura. Kjo kompani paraqiti ofertë prej 650 mijë eurosh në vit për të blerë për 5 vite emrin e Stadiumit Kombëtar. Vlen për t’u theksuar se Arena është përdorur si brendim nga kompania që do ta menaxhojë atë. Arena Center, si zgjedhja më e mirë për të përfituar nga reklamimi pa para prej Kryeministrit është një nga tre kompanitë e zotëruesve të Alb-Star.

Pra nuk do kjo kompani që do ta menaxhojë stadiumin, por një tjetër, e cila drejtohet nga ish-kontabilisti i saj. Ky I fundit është administrator i IR shpk, gjithashtu kompani e zotëruesve të Alb-Star. IR shpk në shkurt të vitit 2018 kompania ndryshoi aktivitet. Veprimtarisë në fushën imobiliare iu shtua edhe:

“Dhënie me qira e pasurive të paluajtshme Aktivitete në fushën e turizmit, hapja dhe menaxhimi i hoteleve, sallave të konferencave, spa, fitness, bare, restorante. Menaxhimi i qendrave tregtare, ofrimi i shërbimit të parkimit.” Pas përurimit të stadiumit kjo kompnia IR shpk do ketë mundësi të shesë apo japë me qira hapësirat në katet e para.

Rreth 10 shkallë vende, të pagëzuara VIP, janë vënë poshtë një strukture madhore e veshur me pllaka, e cila nuk dihet nëse është pjesë e hotelit kullë 24 katësh, planit për zyra apo “Qendrës Sportive Kuq e Zi”.

Kjo është pamja e përhershme që tifozët do të shohin sa herë do të hyjnë në stadiumin e ri kombëtar. VIP-at në tribunën hotel dhe një kullë e lartë në cep, klientët e së cilës do të kenë eskluzivitetin në tribunën kryesore.

 

Më herët nga UEFA është konstatuar se Stadiumi Kombëtar ka pasur probleme teknike për sa i përket prodhimit të sinjalit, transmetimit të ndeshjes dhe akomodimit të gazetarëve. Gjithashtu kanë kërkuar që të ndryshohet pozicioni i vendosjes së kamerave.

 

Lini Nje Koment