Atentati ndaj prokurorit, Henze: Mafia në pushtet, Rama të japë dorëheqjen

“Rama duhet të japë dorëheqjen.” Kështu shprehet këshilltari ekonomik i kancelares Angela Merkel pas atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja pasditen e sotme.

Henze, në një reagim në twitter shprehet se sot u qëllua një prokuror, pasi ky i fundit po heton miqtë e partisë mafia që është në pushtet.

“Manipulimi i partisë qeverisëse shqiptare Rama + Mafia. Sot Mafia qëlloi një prokuror i cili po heton miqtë e partisë së Ramës në pushtet. Rama është mafia, sipas shtypit, nuk ka më bisedime me Ramën, ai duhet të japë dorëheqjen.”, shkruan Henze.

Nga atentati që ndodhi pasditen e sotme në mbikalimin e Shkozetit u plagos shënjestra e atentatit, Arjan Ndoj, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

Lini Nje Koment