PËRFITIMI EKONOMIK NGA MINISHENGENI? – SHBA : ”SIGURIA KOMBËTARE NUK ËSHTË NË SHITJE”

Kur vërshimi i aryetuar i kritikave të opinionit publik shqiptar lidhur me ”çadrën” egzotike që Rama ngriti në Novi Sad ”përmbyti” mediat dhe rrjetet sociale, pati dhe një kundër rrymë e cila e dirigjuar nga nga instinkti i lindur i pansllavizmit dhe komanda dixhitale e Endri Fugës e vila justifikoi me të gjithë arsenalin e saj spekulativ vendimin personal të Ramës për të aderuar në një marrdhënie treshe me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shqetësimit real dhe të mbështetur në të dhëna konkrete, në statistika dhe eksperienca se fillimi i një shtegu të tillë drejt Serbisë mund të jetë fundi i autostradës për në Evropë, gueriljet e qeverisë ju përgjigjën me tezën e shkurjes në Evropë nëpërmjet një strategjie graduale, rajonale.

Shqetësimi se Serbia është një satelit de facto dhe sidomos de jure i Rusisë, pra i një vendi jomiqësor të SHBA dhe BE, ësthë një shqetësim më se real. Faktet janë të panumërta dhe aspak të fshehur. Rusia dhe Serbia jo vetëm që nuk i mohojnë, por përkundrazi i kanë shpallur gjithë mburrje dhe përmallim lidhjet e tyre shqiprtërore të materializuara në bashkëpunimin intensiv ekonimik dhe ushtarak. Kjo gjë, praktikisht e largon gjithnjë e më tepër Serbinë nga linja tashmë utopike që e lidh me perëndimin. Egzistenca e aleancës aziatike dhe e një tjetre ku bëjnë pjesë Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut do të thotë se kreu i këtyre grupimeve Rusia është duke sulmuar nga dy fronte SHBA dhe BE.

Tashmë që Perëndimi dhe Lindja po ju japin dallimeve tonet e luftës së ftohtë, Rama ndërmerr nisma për ta inkuadruar Shqipërinë sërisht në frontin e huaj të Lindjes. Lapsusi logjik që ai kishte bërë sot duke publikuar një hartë ku Kosova figuronte brenda kufijve të Serbisë, më shumë se gjithçka tjetër ishte vazhdë e projeksionit shpirtëror të aradhës së liderëve të majtë shqiptarë që nga Enveri e deri te ky i fundit. Kur kritikuam vendimin privat të Ramës kishim parasysh pikërisht preçedentët e mundshëm që mund të pasonin shkallë -shkallë aderimin brenda ”minifundit” të minishengenit ballkanik.

Preçedentë të cilët do ta futnin Shqipërinë në një vorbull pa dalje. Paralajmërimet e sek. amerikan të Shtetit Mike Pompeo lidhur me rrezikun rus ne Ballkan ishin të qarta dhe pa asnjë ekuivok. Ato përkthehen thjesht : asnjë kontakt me Lindjen, ku duam apo s’duam ne përfshihet katërcipërish dhe Serbia. Por paralelisht me Rusinë, si kërcënim potencial konsiderihet edhe Kina. Të dyja këto po e shtojnë interesin e tyre përmes investime në Serbi. Kohët e fundit Serbia bleu dhe avionë ushtarakë zbulimi pa pilot nga RP e Kinës npërmjet të cilëve Serbia do të mund të survejojë aleatët që janë dislokuar në Kosovë. Sot në vendin e parë të ”hit parades” së kërcënimeve që i vijnë SHBA, BE dhe NATO-s nga Kina, është infrastruktura 5G që kjo e fundit synon të instalojë kudo që të mundet nëpër vende të ndryshme të botës. SHBA sapo u kanë rënë këmbanave të alarmit për të refuzuar çdo kontakt me oferta të tilla që vijnë nga Kina dhe Rusia.

Kryediplomatja amerikane në Tiranë i kujton qeverisë shqiptare se duhet të qëndrojë larg ofertave që burojnë nga ofrues të dyshimtë, ku nënkuptohet drejtpërdrejt Kina dhe Rusia por që fakt, për Shqipërinë përkthehet ”larg nga Serbia”. Ajo i kujton qeverisë shqiptare se liria dhe siguria kombëtare ”nuk mund të jenë në shitje”. Kjo do të thotë se Shqipëria nuk duhet të ketë asnjë kontakt, nuk duhet të bëjë asnjë anjë marrveshje me ofruesit e dyshimtë. Dhe paralajmërimet vijnë pikërisht sepse SHBA po e shohin me shqetësim dhe po shpallin mosaprovimin e tyre të padiskutueshëm për aferat ndërballkanike të Ramës të cilat ai i justifikon me përfitimin ekonomik, përfitim i cili gjithsesi, nuk është aspak real. ”Siguria dhe Liria, nuk janë në shitje”.
Këtë duhet ta kuptojë Rama si paraljmërimin e kuq nga SHBA. Si një mësim, sugjerim, këshillë apo paralajmërim i vlefshëm që vjen nga ana e SHBA është dhe fraza kuptimplote e kryediplomates amerikane në Tiranë se: para se të tentojmë të bëjmë një marrveshje ”është jetike të merret në shqyrtim se çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës”. Kjo është më shumë se e qartë. Para se Rama të pranojë ofertat kineze, para se Rama të bëjë marrëveshje me vende jashtë BE-së duhet të ketë parasysh kriteret e sipërpërmendura.

Atëherë lind pyetja se cila ka qënë dhe cila është marrdhënia e Kinës dhe Serbisë në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës?? Cila ka qënë marrdhënia e Serbisë me të drejtat humane, me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, gjegjësisht me ato të shqiptarëve të Kosovës? Përgjigja e këtyre pyetjeve do ta shembte përtokë gjithë ngrehinën propagandistike spekulative të makinerisë së Ramës. E keqja nuk është se Rama s’i di apo se nuk i kupton. Ai i kupton e di më së miri të gjitha këto. E keqja është se ai sikundër e kemi thënë edhe herë të tjera, është duke u përpjekur qëllimish që në bazë të një strategjie të mirëstudiuar e të konsultuar me armiqtë e Shqipërisë e të SHBA për ta devijuar në të kundërt kursin natyral të Shqipërisë.

Lini Nje Koment