Dëmet në Tiranë, ish-deputetja: Qeveria të reagojë, boll me fjalë

ShijakTV
Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka vizituar banorët e Tiranës të prekur nga tërmeti i së martës. Ndërsa kanë kaluar tashmë disa ditë nga tërmeti i frikshëm që goditi vendin, Tabaku teksa ka parë më nga afër gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen këta banorë, thekson se ata ende presin autoritetin e shtetit për t’i vlerësuar banesat e tyre. “Keto shtepi ne pallatet popullore ne Kombinat, si nje nga zonat me te demtuara qe kam pare deri me sot ne Tirane, jane shembulli se qytetaret kerkojne me sy nje perfaqesues te institucioneve qeveritare dhe qe nuk gjejne askend.”, thekson ish deputetja. Reagimi i plotë: Në çdo cep të Tiranës gjen shtëpi të dërrmuara nga tërmeti i tmerrshëm që tronditi vendin. Qytetarë në zgrip të mundësive që sot gjenden përballë godinave të dëmtuara që ende presin autoritetin e shtetit për t’i vlerësuar. Fatkeqësisht asnjë gjurmë nga institucionet përkatëse për t’i vlerësuar gjendjen e tyre, ndërsa qytetarët janë përballë pikëpyetjes në duhet të vazhdojnë apo duhet t’i braktisin shtëpitë. Askush nuk përgjigjet për kohën kur do të vijnë inspektorët vlerësues, askush nuk përgjigjet për ruajtjen fizike të këtyre banesave nga vjedhja. Qytetarët mund të jenë lehtësuar sadopak nga zhdukja e lëkundjeve të

Rama “harron” Laçin, Basha: Qindra qytetarë të dëmtuar, askush nuk jep zgjidhje

ShijakTV
Kreu i PD-së, Lulzim Basha vizitoi sot banorët e Laçit, që janë prekur nga tërmeti. Basha thekson se banorët ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, të cilët kanë nevojë urgjente për ushqim. “U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.”, thekson Basha. Ai ngre shqetësimin se nuk janë vlerësuar dëmet që kanë pësuar banesat, ndërsa kërkon që qeveria të reagojë për tu ardhur në ndihmë këtyre familjeve. “Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje. Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje.’, thekson Basha.  

“Neglizhencë e qeverisë”, ish-deputeti publikon skandalin: Ta hetojë Prokuroria

ShijakTV
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar ngritjen e Agjensisë së Emergjencave Civile, një ditë pas tërmetit të 26 Nëntorit, sipas të cilit kjo duhej të ishte marrë në konsideratë që prej rënies së tërmetit në shtator. Ndërsa ka paraqitur botimin në fletoren zyrtare për ngritjen e kësaj agjencie, Vasili thotë se neglizhenca për trajtimin e pasojave që la tërmeti në fund të shtatorit shkaktoi paaftësinë në reagim pas tërmetit të së martës. duke mos vlerësuar ndërtesat e rrezikuara që morën jetë njerëzish. “Kjo kuptohet qarte edhe nga kerkesat e bera nga qeveria shqiptare per ndihme NATO-s kur keto kerkesa dhe pergaditje duhet te ishin bere me kohe nisur nga termeti shume i rende i 21 shtatorit. Pergaditjet per te kaluar sa me lehte dhe pa humbje te medha te jetes se njerezve te termetit te 26 Nentorit fillonin pas termetit te 21 shtatorit. Kjo nuk ndodhi.”, shkruan Vasili. Neglizhenca e qeverisë dhe mosshpallja e Gjendjes se Fatkeqësisë natyrore pas tërmetit të shtatorit janë vepra shumë të rënda penale me pasoja të tmerrshme, thekson Vasili. Për këtë ai kërkon hetimin nga Prokuroria. “Te hetohen ndertesat e shkaterruara dhe ato te demtuara rende,te mblidhen provat dhe fajtoret te shkojne peroara drejtesise

“Zyrtarët bëjnë një “sy qorr e një vesh shurdh”, DW: Kompanitë e ndërtimit abuzojnë me eurokodet

ShijakTV
Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull gjendjes kritike me të cilët përballet Shqipëria, ku përshkruan gjithë ngjarjen e rëndë. Detajet e bilancit dhe të gjitha ekipet vendase dhe të huaja që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit pasqyrohen në shkrimin e DW, ndërsa puna e efektivëve cilësohet si heroike. DW thekson se verifikimi i pallateve dhe godinave, që u shembën nga tërmeti i 26 nëntorit i përkasin ndërtimeve të pas vitit 1990. Ky fakt flet qartë se kompanitë e ndërtimit, që mbinë si kërpudhat pas shiut në rreth tri dekada post-komuniste nga marzhi i lartë i fitimit, kanë abuzuar  në përdorimin e kodeve europiane, të detyrueshme për mbrojtjen nga tërmeti. DW e quan kriminale mënyrën sesi kanë operuar këto kompani në tregun e ndërtimeve, teksa shton se “krahas ndërtuesve të tillë një zinxhir abuzuesish të tjerë: supervizorë dhe bashkiakë që kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh kur në godina janë shtuar kate më shumë sesa  leja e  dhënë nga bashkia duke e bërë godinën vulnerabël ndaj tërmeteve.” Artikulli i plotë i Deutsche Welle: Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar

Rama pezullon ndihma, qytetarët në radhë për ushqim

ShijakTV
Ndërkohë që kryeministri Rama lidhur me situatën pas tërmetit bëri thirrje që kontribuesit të mos dërgonin ndihma materiale, por monetare, qytetarët po mbajnë radhë për ushqim e ndihma. “Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba. Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. “, deklaronte Rama. Të prekurit nga tërmeti janë dyndur për ndihma te Pallati i Sportit të qytetit bregdetar “Ramazan Njala”, duke pasqyruar pamje të rënda mbi situatën që po përballen qytetarët. Ata janë pajisur nga njësia bashkiake me një certifikatë për të marrë ndihmat, ndërkohë që shprehen se nuk kanë as ku të flenë dhe se duan ndihmë për fëmijët që të kenë të paktën vetëm ushqim dhe veshje. Qytetarëve të mbetur pastrehë nga tërmeti i fuqishëm u kërkohet dokument për të siguruar nevojat bazike, ndërkohë që ndihmat dhe furnizimet në adresë të tyre kanë qenë të pafundme. Lidhur me këtë ka shkruar edhe media prestigjoze EuroNews, ku raporton se rrobat, ushqimet dhe batanijet janë të pakta në Durrës pas tërmetit shkatërrimtar.

E pazakontë, tërmeti çan tokën në Shijak (VIDEO)

ShijakTV
Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Shijak. Tërmeti i frikshëm që goditi vendin mëngjesin e së martës ndërsa la pas viktima, të lënduar dhe dëme të mëdha materiale, ka shkaktuar edhe çarje të tokës. Një fenomen i pazakontë, që ka habitur banorët e kësaj zone. Ekspertët kanë theksuar se çarje të tilla të tokës janë normale në tërmete të fuqishme si ai 26 nëntorit. Siç shihet në videon e mëposhtme toka ka pësuar çarje të konsiderueshme.

Banorët e Laçit i ankohen Bashës: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë

ShijakTV
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti. Banorët përveçse kanë mbetur jashtë pasi shtëpitë janë dëmtuar, ata i shprehën shqetësimin kreut opozitar për mungesën e vëmendjes së institucioneve. Të revoltuar, ata i janë ankuar kreut të PD-së, se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. “Nuk kemi marrë gjë, ngelen duke i ndarë për robt e vet”, – shprehet një zonjë e cila ka 5 ditë që kalon natën jashtë dhe pa asnjë ndihmë. “As çadra nuk na kanë sjellë”, – i thotë zotit Basha një banor tjetër i dëmtuar nga termeti. Një nënë me 4 fëmijë thotë se është e detyruar të jetojë në kushte të rënduara me fëmijët e saj dhe se askush nuk ka marrë mundimin të interesohet për të. “Jetoj te nana me 4 kalamajt. Nuk më është dhënë asnjë ndihmë deri sot. Më është prish shtëpia dhe askush ska ardhë. As sot skam marrë asnjë ndihmë”, – thotë ajo e dëshpëruar. Zoti Basha u ndal pas mesditës së sotme në Laç, një nga zonat e goditura nga tërmeti, por që nuk ka pasur asnjë zgjidhje nga institucionet. Banorët nuk kanë marrë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e

Tragjedia e 26 nëntorit/ Nuk është moment të fortësh, është moment kritik

ShijakTV
Nga Haris Vongli Ne fund te 2019-s e prag 2020-es, ekziston ende filozofia e skllavo-pronareve dhe ligji i xhungles, “shefa” quajtur ndryshe ne ditet moderne, te cilet kane guximin, paturpesine dhe theksueshem mungesen e njerzillekut te nxjerrin punonjesit ne pune. Gjendemi jo vetem ne dite zie per kombin shqiptar, por gjendje te jashtezakonshme ku rrezikojme jeten te gjithe, cdo ore e sekonde. Kush nuk eshte ketu nuk ka se si ta kuptoje! Punonjesit e fabrikave si dhe bizneseve private kane nxjerre ne pune punonjesit, me presione direkte dhe indirekte, ndersa shume zona ne qytete e fshatera jashtezakonisht te rrezikuara duhen te evakuohen dhe shume pallate te tronditur duhet te inspektohen e me pas te shemben sepse rreziku tashme eshte edhe me i larte se me pare. Jam e bindur se shume punonjes e qytetar te vendit do te zgjidhnin te shkonin vullnetare ne keto zona, madje me shume deshire e dinjitet duke i ardhur ne ndihme kujdo, me koordinim te detajuar dhe jo thase mielli. Termetet vazhdojne te bien dhe askush nuk parashikon dot asgje, pervecse t’i paraprije katastrofave qe mund te ndodhin ne vijim, duke marre masat e duhura. Vendi eshte ne kaos total ku mungesa e organizimit eshte pika

Henze: Veliaj, kryebashkiaku i paligjshëm që bën propagandë për qeverinë mafioze të Ramës

ShijakTV
Këshilltari ekonomik i kancelares Merkel, Martin Henze akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës, Veliajn se po bën propagandë në shërbim të qeverisë së Ramës. Henze i referohet postimit të Veliajt në ditët e tërmetit, ku janë përdorur foto të vjetra të tij, me qëllim fabrikimin e lajmit se po angazhohet në ndihmë të të dëmtuarve. “Kryebashkiakut të paligjshëm Veliaj i pëlqen të shfaqet në foto me fëmijë të vegjël apo vullnetarë të veshur mirë, për të bërë lajme të rreme. Përpiqet të mbulojë me propagandë, atë realitet që media ndërkombëtare e përshkruan si qeveria mafioze Rama. Kjo është e turpshme!”, shkruan Henze në profilin e tij në twitter.  

Standartet e ndërtimit, Pollo: Eurokodet e ndërtimit nga BE s’i miratoi qeveria Rama

ShijakTV
Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo, ka hedhur poshtë pretendimet e publikuara në media, sipas të cilave shkak për mosrespektimin e standarteve ndërtimore dhe si pasojë e dëmtimit e shembjes së ndërtesave nga tërmeti i së martës ishte një reformë e kërkimit shkencor e vitit 2007 që përfshinte Akademinë e Shkencave, Institutin e Sizmologjisë dhe universitetet publike. Duke e vendosur këtë pretendim mes inkompetencës profesionale dhe instrumentalizimit politik, ish-deputeti thekson se kategoria sizmike e Shqipërisë nuk ka ndryshuar as pas vitit 2007, as njëqind vjet para tij. “Kategoria sizmike e Shqipërisë, Ballkanit, Europës e më gjerë si dhe e krahinave brenda secilit vend është e njohur dhe e përcaktuar jo vetëm nga institucionet sizmologjike të çdo vendi por kryesisht nga përcaktimet e institucioneve ndërkombëtarë e kontinentalë. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë kategorizim pas vitit 2007 apo edhe të paktën 100 vjet para tij.”, thekson Pollo. Ai shton se në përputhje me këtë kategori, në Shqipëri mund të adaptoheshin eurokodet e ndërtimit, të hartuara dhe prezantuara nga qeveria Berisha në vitet 2012-2013, por që nuk u miratuan sipas planifikimit në vitin 2014 nga qeveria e Ramës. “Në përputhje me kategorinë sizmike autoritetet qendrore e vendore në shtet lipset të hartojnë planet zhvillimore-urbanistike