Zgjedhjet në Kosovë/ Ja çfarë thotë Vjosa Osmani pas votimit

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, votuan në Fakultetin Teknik.

Osmani tha se kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës, shkruan rtv21.tv “Besoj shumë që nëpërmjet një procesi të lirë dhe demokratik Kosova sot do të ketë arsye për të festuar. Shpresoj që gjithçka të ecë mbarë, që qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë nëpërmjet të cilës e përcaktojnë fatin e tyre, por edhe të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe që gjithçka të shkoj pa asnjë presion dhe qytetarët të kenë mundësi që ta shprehin vullnetin e tyre të lirë”, ka thënë Vjosa Osmani.

Lini Nje Koment