Video e sulmit të Santiago Malkos/ Kush dha urdhrin për mos arrrestimin e ish- shefit të policisë që plagosi dy vëllezërit…

Publikohen pajme filmike qe faktojnë implikimin e policisë në fshehje krimi dhe mosveprim për arrestimin e autorit. Pamjet shokuese vijne nga ngjarja e 27 qershorit 2018, kur në një lokal në Kinostudio, u plagosën dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi. Megjithëse personat në këtë video janë të identifikueshëm, dhe hetuesit e kanë pasur në dorë materialin filmik menjehërë pas ngjarjes, dikush dha urdhër që autori i sulmit të mos arrestohej. Bëhet fjalë për ish-policin Santiago Malko.  Ai duket kur qëllon me armë zjarri ndaj dy vëllezërve pas një konflitki me ta, dhe i lë të plagosur. Njëri nga këta të fundit,  mbrohet ndaj plumbave duke hedhur karriken e lokalit përballë autorit të sulmit. Imazhet jane siguruar nga kamera e sigurisë së lokalit. Policia në lidhje me këtë ngjarje nuk arrestoi ish policin Malko edhe pse ai identifikohet lehtësisht nga pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit, të cilat u sekuestruan nga oficerët e krimeve. Policia mbrojti autorin e sulmit, duke mos e arrestuar. Por cfarë ndodhi më pas me këtë personazh…!? Ish-oficeri i Patrullës së Përgjithshme, Santiago Malko, u ekzekutua me 27 gusht të këtij viti në rrugën “Xhanfize Keko”. Tetë persona janë shpallur në kërkim për ekzekutimin e tij: Leonard Duka, Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku Dritan Agaj, të shtatë banues në Tiranë si dhe Fatmir Hyseni, banues në Vlorë. Ndaj tyre, gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “arrest me burg” në mungesë, duke pranuar kërkesën e akuzës. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja”.  Më herët, po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Blendi Teta, banues në Tiranë, i akzuar për moskallëzim krimi. Dosja, i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënd. Tani pas publikimit të këtij materiali filmik, dikush duhet të përgjigjet para ligjit për urdhrin e dhënë dhe implikimin direkt të policisë në krim, pasi Santiago Malko ish-shef policie dhe autor sulmi, më pasojë plagosjen e dy personave, u la i lirë edhe pse u identifikua nga hetimet e kamerave të sigurisë. Gjurmët e lëna, mund të mbulohen përkohësisht por kurrë nuk fshihen…

Lini Nje Koment