Trump nuk tërhiqet/ Pas Ukrainës, edhe Kina të hetojë për Biden

Shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump nuk heq dorë nga përpjekjet për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden, edhe pse ndaj tij ka filluar një hetim për këtë çështje. Trump i ka kërkuar edhe Kinës të kryejë hetime për ish-zv, presidentin demokrat.

Megjithëse po hetohet dhe rrezikon fillimin i procedurave për shkarkimin e tij, lidhur me çështjen “BIDEN”, Presidenti Donald Trump, përvec Ukrainës i bëri thirrje edhe Kinës, të hetojë rreth ish-nënpresidentit Joe Biden. “Kina duhet të fillojë një hetim rreth Joe Biden dhe të birit”, u tha Trump gazetarëve.

Ai tha se nuk i kishte kërkuar drejtpërdrejt presidentit kinez Xi Jinping të hetonte Biden dhe djalin e tij Hunter, por shtoi se “kjo është diçka për të cilën mund të fillojmë të mendojmë.”

Presidenti Trump dhe avokati i tij personal Rudy Giuliani janë përpjekur të ngrejnë dyshime për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Biden në Kinë, duke iu referuar disa artikujve të konservatorit Peter Schëeizer, edhe pse deri tani nuk ka ndonjë provë që ish-numri dy i shtëpisë së bardhë, të ketë përfituar financiarisht nga marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij.

Ndërkohë anëtarët e stafit të tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve që po udhëheqin procedurat për shkarkimin e Presidentit Trump mbajtën të enjten takime me dyer të mbyllura me të dërguarin e SHBA-së në Ukrainë, Kurt Volker, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Volker ndihmoi në organizimin e takimeve mes av. të Trump, Rudi Giuliani me presidentit  ukrainas Zelenskiy. Sipas Departamentit të Shtetit, në përgjigje të kërkesës së një këshilltari të Zelenskit, Volker e kishte vënë atë në kontakt me Giulianin.

Lini Nje Koment