“Troket” BREXIT/ Propozimi i fundit, i pamjaftueshëm për BE

Propozimet finale të qeverisë britanike drejtuar BE për një marrëveshje të re në kuadër të BREXIT, u vlerësuan të pamjaftueshme nga liderë dhe zyrtarë europian, megjithëse mbeten të angazhuar për të punuar intensivisht deri në momentin e fundit për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Boris Johnson i ka bërë thirrje Jean-Claude Juncker të pranojë propozimet e rishikuara për kufirin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës, në kuadër të  Brexit, duke e shoqëruar apelin me argumentin se:  “Paraardhësit tanë kanë trajtuar probleme edhe më të vështiram ndaj edhe ne mund ta zgjidhim këtë”.

Kryeministri britanik dha ​​detaje për propozimet e tij për formulën e re të administrimit të kufijve mes dy Irlandave, për të cilën tha se do të shmangte nevojën për kontrolle ose infrastrukturë fizike.

Plani ofron një zonë rregulluese të përkohshme, që nënkupton se Irlanda Veriore do të duhej të ndjekë rregullat e BE-së për mallrat, edhe pas BREXIT.

Për të shmangur infrastrukturën fizike të kufirit, projekti Jonson parashikon që kontrollet të zhvillohen në mënyrë elektronike në kufi, ose në pika të tjera të zinxhirit të furnizimit.

Parlamenti i Irlandës Veriore me parë duhet që ta pranojë këtë zgjidhje me një votim, që duhet rikonfirmuar çdo katër vjet.

Partia Unioni Demokratik e Irlandës Veriore, mbështetesë e Johnson në parlamentin e Britanisë, u shpreh  pro planit në fjalë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar gjithashtu fond të posacëm, në dispozicion të një marrëveshjeje të re për Irlandën Veriore”.

Në pëgjigje të propozimit, Juncker, përgjatë një bisede telefonike, ka siguruar kryeministrin britanik se përmbajtja e dokumentit do të ekzaminohej “objektivisht”, tha zëdhënësja e tii.

“Sidoqoftë, Presidenti vuri në dukje se ka akoma disa pika problematike që do të kenë nevojë për punë të mëtejshme në ditët në vijim” shtoi zëdhënësja.

Lini Nje Koment