Tjetërsimi i pronës, masakra me shkresat nga gjyqtarë dhe prokurorë

Duke mos marrë përgjigje në asnjë prej institucioneve familja Alushi iuu drejtua Gjykatës së Tiranës në 2 gusht të 2019. Çështja iu caktua gjyqtares Dhurata Billo. Seanca u shty për faktin se pala e paditur “Shoqëria Pavarsia 2007 sh.a.,” me administrator Gent Sanxhakun nuk u paraqit edhe pse e kishte marrë njoftimin. Herën e dytë drejtimin e seancës e mori gjyqtarja Mimoza Margjeka, por as këtë herë pala e paditur nuk u paraqit duke sjellë raport. Po e njëjta situatë dhe seancën e tretë, ndërsa herëne katërt çështja iu caktua gjyqtares Shpëtime Pitakut.

Kjo e fundit e seancën e mbajti në dhomë këshillimi dhe rrëzoi kërkesë padinë e familjes Alushi, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimin se “Shoqëria Pavarsia 2007 sh.a.,”duke falsifikuar dokumentat kishte cënuar pasurinë e palës paditëse. Familja Alushi ngriti sërish padi për cënim pronësie. Këtë herë gjyqtare ishte Nurjeta Tafa dhe seanca u mbajt në 10 shtator, ku pretendimi i palës paditëse u rrëzua. Familja Alushi u drejtua edhe te Gjykata Administrative e Durrësit për të kërkuar anulimin e lejes zhvillimore që ishte dhënë nga Bashkia.

Pas disa ditëve që shkonin në këtë Gjykatë për të mësuar se kujt gjyqtari i kishte rënë shorti për të marrë çështjen, familjes Alushi iu tha se ishte Marjana Velcani. Kur shkuan të pyesnin këtë të fundit për datën se kur do të mbahej seanca gjyqësore, ajo mohoi që shorti t’i kishte rënë asaj, por gjyqtarit Ergys Gashi. Gashi, sipas familjes Alushi është i korruptuar dhe përdorues i lëndëve narkotike. Pala paditëse nuk u njoftua për datën e gjyqit e cila ishte mbajtur në datën 12 shtator , ku seancë ishte zhvilluar në dhomë këshillimi dhe padia ishte rrëzuar sërish.

Me pretendimin se të gjitha vendimet ishin të blera dhe të padrejta familja Alushi depoziton në Prokurorinë e Durrësit padinë ndaj gjyqtares Shpëtime Pitaku dhe Ergys Gashit. Ky organ e delegon dosjen në Prokurorinë e Tiranës për argumentin për moskompetencë. Kur familja Alushi shkoi për të pyetur në Prokurinë e Tiranës për çështjen, iu bë e ditur se në dosje ishte vetëm emri i Ergys Gashit.

Ky është zhvillimi i çështjes së familjes Alushi deri në këto momente, e cila është përballur me zyrtarë dhe gjyqtarë të korruptuar. Pasuria e kësaj familje është cënuar nga falsifikimet e bëra në Hipotekën e Kadastrën e Durrësit, si dhe leja për ndërtimin e një pallati, e dhënë nga kjo bashki.

Lini Nje Koment