Skualifikohet Troscanyi/ Hungaria propozon ambasadorin në BE për komisioner

Pasi dështoi me kandidaturën e ministrit të Jashtëm për Komisoner Europian, Hungaria propozon ambasadorin e saj në BE, Oliver Vahyi. Ky i fundit para se të nominohet si kandidat për komisioner do të duhet t’i nënshtrohet  procedurave që testojnë integritetin për një funksion të tillë, cka nuk e kapërceu dot kandidati i skualifikuar, Troscanyi.

Pasi parlamenti europian refuzoi kandidaturën e Laszlo Troscanyi, për posizionin e komisonerit për zgjerim në BE, Hungaria vjen me një tjetër emër tek presidentja e ardhshme e KE-së, Ursula von der Leyen.  Qeveria e Viktor Orban ka propozuar ambasadorin e saj në BE, Oliver Vahyi si kandidat për komisioner në mandatin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Propozimi zyrtar tashmë ka arritur ne selinë e KE-së, ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Mina Andeeva.

Andeeva ka tërhequr vërejtjen se propozimi i emrit të ri “nuk nënkupton më automatizëm edhe nominimin”, meqë kandidati në fjalë duhet t’i nënshtrohet procedurave fillestare ku përfshihet intervista e drejtpërdrejtë me presidenten e ardhshme të KE-së, Ursula von der Leyen, kontrolli në komitetin për çështje juridike në Parlamentin Evropian, dhe në fund dëgjimi për konfirmim në të njejtin institucion, hallka  këto që nuk arriti t’i kapërcente Troscany.

Zëdhënësja e KE-së ka shmangur pyetjen, nëse kandidati i ri hungarez, do ta ketë portofolin e zgjerimit. “Në këtë moment nuk dëshiroj të spekuloj në lidhje me vendimet e presidentes së zgjedhur të Komisionit Evropian, para se ajo t’i kryejë intervistat me kandidatët e rinjë”, ka deklaruar Andeeva.

Komiteti për çështje juridike i Parlamentit Evropian konstatoi të hënën se kandidatja nga Rumania, Rovana Plumb si dhe ai nga Hungaria, Laszlo Troscanyi, nuk munden të ishin komesionerë evropian, pasi  u gjetën konflikte të interesit.

Më 23 tetor, Parlamenti Evropian duhet të japë verdiktin për kabinetin e ri të propozuar nga Ursula von der Leyen, proces që pason raportimet të cilat tashmë kanë nisur në PE me 26 kandidatët e propozuar.

Kabineti i ri i Komisionit Evropian nis mandatin më 1 nëntor të këtij viti.

 

Lini Nje Koment