Situata te Unaza e Re, banorët protestojnë të lidhur me zinxhirë

Banorët e Astirit me zinxhirë nëpër duar, dhe teksa bëjnë thirrje “Rama ik” dhe “Duam drejtësi”, vijojnë rezistencën për të mbrojtur shtëpitë e tyre.

Ku është qeveria, unë iu bëj thirrje ambasadave të huaja, ne të gjitha bashkë do shkojmë nëpër ambasada për të kërkuar azil politik nëpër vendet e Europës.”, tha njëra nga banoret.

Banorët janë shprehur të vendosur për të vijuar protestën e tyre, pavarësisht forcave të shumta të policisë, të cilat kanë rrethuar zonën.

I kemi dhënë këtij shteti për 30 vjet taksa, këto taksa janë gjaku dhe djersa jonë, kjo është një genocid.

Jemi në muajin e 12 të protestës tonë dhe që në ditën e parë kemi kërkuar dialog me qeverinë, duke kërkuar të drejtën për t’i patur shtëpitë të bëra me djersë, duke paguar taksa. Dhe kjo qeveri që ka patur dy mundësi, dialogun dhe konfrontimin, e ka refuzuar të parën, nuk ka dashur dialog me ne, por ka zgjedhur dhunën. Në kemi 12 muaj që vuajmë, përndiqemi nga bandat e mercenarëve që vijnë në shtëpitë tona e na terrorizojnë.”, tha një banore.

Edhe këtë mbrëmje banorët e Unazës kanë vijuar protestën, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Mbrëmjen e djeshme policia shoqëroi në polici disa persona, mes tyre edhe operatori i Shijak Televizion. Ndërsa ditën e sotme, PD-ja paditi policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve.

 

Lini Nje Koment