Rrëfimi ekskluziv/ Emrat: Prokurorë, gjyqtarë e rregjistrues falsifikuan dokumentin

Nje tjeter rast i abuzmit me pronat zbulohet në Durrës. Ne këtë aferë korruptive jane bërë palë në paligjshmëri një sërë institucionesh shtetërore drejtues të Bashkisë, Hipotekës, Kadastrës dhe Gjykatës së këtij qyteti. Kjo çështje zë fill në prill të vitit 2018 ku Bashkia Durrës i ka dhënë subjektit “Shoqëria  Pavarsia 2007 sh.a.,’’ leje ndërtimi për të ngritur  strukturë banimi dhe shërbimi 6 kat mbi tokë, 1 kat nën tokë. Familja Alushi ka në pronësi objektin prej dy katësh me sipërfaqe 792m katror të cilin me trualllin e “Shoqërisë  Pavarsia 2007 sh.a.,’’ e ndan një sipërfaqe toke në pronësi të shtetit.

Pra nëpërmjet falsifikimit të dokumentave “Shoqëria  Pavarsia 2007 sh.a.,’’ ka marrë në pronësi sipërfaqen që ndodhet midis objektit në pronësi të këtij subjekti dhe atij të familjes Alushi. Kufiri i truallit që ka përfituar “shoqëria pavarsia” korrenspondon me pronën e familjes Alushi dhe e kthen atë në gjëndje jo funksionale. Kjo e fundit me marrjen në dijeni ka kërkuar informacion nga Bashkia Durrës e cila nuk i është përgjigjur kërkesës së saj.  Pas zvarritjes duke kërkuar informacion dhe të drejtën e pronësisë së Familja Alushi ka njohur dhe ka kërkuar mbështjetje nga Presidenti i Republikës dhe Kryeministri. Çështja ka kaluar në gjyq duke paditur shoqërinë “Pavarësia”, ndërsa Familja Alushi është hasur me shtyrje të seancave, gjyqtarë të blerë dhe rrëzim të kërkesë padive ku kërkohej shfuqizimi i lejes së ndërtimit. Kjo u pasua me dërgimin e emrave të gjyqtarëve të korruptuar në Prokurori, por dokumentet, emrat e zyrtarëve të implikuar në këtë aferë dhe detajet e këtij rasti Shijak TV do i bëjë publike ditët në vijim.

Lini Nje Koment