Qeveria nuk ndalet me presionin ndaj Teatrit, shkarkon Neritan Liçaj

Qeveria vazhdon të ushtrojë presion tek godina e Teatrit Kombëtar.  Kësaj rradhe, kryeministri Rama ka urdhëruar shkarkimin nga puna e aktorit dhe njëkohësisht aktivistëve më të zëshëm per mbrojtje e godinës, Neritan Liçaj. Qëllimi për këtë vendim, është pikërisht  protesta e aktorëve, e cila vijon prej më shumë se një vitit,  teksa Liçaj është  ndër të parët që ka dalë publikisht kundër prishjes së godinës aktuale.

Në truallin aktual të Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliajn synojnë ndërtimin e 6 kullave, ndërsa sipas Partisë Demokratike në lojë janë plot 200 milionë euro. Ditën e sotme, protestës në mbrojtje të Teatrit iu bashkua edhe ish këshilltari i Bill Clinton dhe Barack Obama, profesori amerikan David L.Phillips.

Lini Nje Koment