Publikohen mesazhet/ Rama e kërcënon, Zagani: Bild rikthehet së shpejti

Ish oficeri i policisë, Dritan Zagani është përplasur me kreun e qeverisë EDi Rama.  Teksa i  ka dërguar një lajm mbi  drogën në Shqipëri, e publikuar nga mediat italiane, Zagani paralajmëroi Ramën se një seri tjetër norkotike do të publikohet në vijim.  Këtij mesazhi, me realitetin e  lëndëve narkotike, Rama i është përgjigjur me fyerje e kërcënime. “Ik e mos e përdor më këtë numër, se për zagarë si ti e si ata që jetojnë nëpër puesta, rroj njëmijë vjet unë”,  shkruan Rama, i cili

 

Dritan Zagani:  Po ta nis këtu që ta ruash, se ata italianët për 1 javë do e heqin nga rrjeti gratis e pastaj duhet të harxhosh lekë për ta parë. Meqë ti je dhe nikoQir i madh, ta dërgova gratis, ta kesh. Kjo është seria e parë, shpejt do të dërgoj edhe të dytën. Eh se desh harrova: të fala ke nga ai miku ynë i Bild. Këto ditë do dalim me atë që të kemi premtuar. Pushime të mbara lartmadhëria juaj.

Edi Rama: Ore veshgjatë, që s’ve as emrin. Ik e mos e përdor më këtë numër, se për zagarë si ti e si ata që jetojnë nëpër puesta, rroj njëmijë vjet unë.

Dritan Zagani: Po po, rron se askush s’po të kërcënon o lartmadhëri. Unë thjesht të dërgova serinë e radhës të Narkotika.

 

Lini Nje Koment