Protesta në Unazën e Re, Lleshaj zbarkon me qindra forca policie

Qindra forca policie kanë mbërritur këtë mbrëmje në zonën e Unazës së Re, ndërsa për pak minuta pritet që të nisë protesta e përhershme e banorëve. Kordoni i policisë rrethon sheshin ku banorët dalin çdo mbrëmje për protestën. Edhe në rrugica janë vendosur mjetet e forcave të rendit. Efektivët janë të pajisur me skafandra, dhe kundragaz.

Banorët shprehen të revoltuar nga kjo situatë, ndërsa shtojnë se do protestojnë derisa të gjejnë drejtësi.

Banorët e Unazës kanë nevojë për avokatin e Popullit që të vijë këtu, duam psikolog për fëmijët…Mos vini dorë mbi neve, jemi në të drejtën tonë.” tha një banore.

Ish-deputeti Klevis Balliu tha se nuk dihet arsyeja e mbërritjes së këtyre forcave të shumta të policisë, dhe se protesta nuk do të ndalet. Kjo situatë pason atë të një natë më parë, kur policia ndaloi disa protestues përfshirë edhe operatorin e Shijak Tv. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Shijak Televizion forca të shumta policie ndodhen në zonën e Astirit.

Lini Nje Koment