PDIU për Shengenin rajonal: I papranueshëm, dëmton Kosovën dhe integrimin e Shqipërisë

Të panevojshme, të dëmshme, e si të tillë të papranueshme, e ka cilësuar Partia për Drejtësi dhe Unitet, (PDIU) nismën rajonale që lë jashtë Kosovën dhe që po emëtohet si Shengeni Ballkanik. Në një deklaratë të kësaj partie, thuhet ndër të tjera se “Shqipëria nuk duhet t’i japë frymëmarrje Serbisë në raport me Kosovën, por të jetë gjithmonë në krah të saj në raport me Serbinë”.

Kjo nismë, vijon deklarata, risjell idenë e ish-Jugosllavisë për një Konfederatë Ballkanike, nga e cila do të buronte një çorientim gjeopolitik. Shqiptarët janë të përcaktuar që në kohën e Rilindasve për të qenë pjesë e Europës, jo vetëm gjeografikisht, por dhe për tu bërë pjesë e BE-së.

“Rilindja e Ramës dështoi për të disatën herë dhe këtë vit për hapjen e negociatave, ndaj servir një inciativë mediokër e pa asnjë impakt për qytetarët. Ky projekt, që intepretohet si alternativë ndaj integrimit evropian, është paradhomë pritjeje që do zvarrisë hyrjen në BE, ndaj duhet shmangur.”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

 

Lini Nje Koment