Negociatat me BE? Henze-Ramës: Tregoji Evropës si manipulove votat

Këshilltari ekonomik i Angela Merkel, Martin Henze i ka kujtuar sot kryeministrit Rama përfshirjen e tij dhe të qeverisë që drejton në manipulimin e zgjedhjeve në 2017 në bashkëpunim me krimin. 1 javë para se Brukseli zyrtar të japë përgjigje  përfundimtare për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për të cilin Hollanda dhe Franca janë shprehur kundër, Henze i kujton Ramës pikërisht një nga kushtet kryesore që duhet të përmbushë Shqipëria për të marrë dritën jeshile, ajo e luftës ndaj krimit. Sipas Henze, Rama duhet tu tregojë kombit shqiptar dhe Evropianëve, sesi bashkëpunoi me organizatën kriminale për vjedhjen e votave.

Ja postimi i plotë në Linkedin

 

Mustafa Rama, ju ende duhet t’i thoni kombit shqiptar dhe evropianëve që ju Balla, dhe partia juaj së bashku me mafien, krijuat një shoqatë kriminale dhe manipuluat zgjedhjet parlamentare të 2017? Si thua

Lini Nje Koment