Kufiri mes dy Irlandave/ Johnson me plan administrimi, opozita kundër

Qeveria e Boris Jonson ka përgatitur një plan, sipas të cilit pretendon një administrim  të kufijve mes dy Irlandave, të pranueshëm për Britaninë dhe BE. Opozita e cila është njohur me planin, para se ai të bëhej publik, e kundërshton atë, sikurse qeveria irlandeze.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të publikojë planin e detajuar për shkëputjenne cendin nga Bashkimi Evropian, përpara të enjtes, këtë javë, ku përfshihet edhe mënyrën se si di të shmangen vështirësitë në kufirin mes dy Irlandave.

Sic raporton Agjencia e lajmeve Reuters, Mbretëria e Bashkuar, po planifikon vënjen në punë të një sërë pikash doganore, në të dy anët e kufirit midis Irlandës Veriore dhe Republikës Irlandeze, port ë distancuara nga vija kufitare. Planet përfshijnë përdorimin e teknologjisë siç janë pajisjet përcjellëse, si dhe deklaratat doganore të kryera në qendra, me të dhënat e autoriteteve doganore.

Duke folur për BBC, Boris Johnson tha kontrollet kufitare do të jetë të pashmangshme, duke pasur parasysh që Irlanda Veriore dhe Bashkimi Evropian do të jenë zona të veçanta rregullatore pas Brexit.

Por Qeveria irlandeze dhe opozita në Mbretërinë e Bashkuar i kanë hedhur poshtë detajet e propozuara, raportohet në medie.

Megjithëse koha e mbetur deri më 31 tetor, nuk premton shumë,  Qeveria britanike shprehet e gatshme të fillojë një lëvizje të re në përpjekje për të siguruar një marrëveshje të Brexit me BE. Ndërsa kjo e  është ankuar për mungesën e propozimeve konkrete nga Britania e Madhe. Johnson konfirmoi gjatë një interviste të martën në mëngjes se qeveria do të paraqesë një plan të ri Brexit “së shpejti”, duke shtuar se ai planifikon të bisedojë përsëri me liderët e BE.

Kryeministri ka thënë vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE më 31 tetor – edhe pse parlamenti ligjërisht po përpiqet të bllokojë një Brexit pa marrëveshje. Një samit i ardhshëm i Këshillit Evropian më 17-18 tetor shihet si një moment vendimtar.

 

Lini Nje Koment