Kthimi në pikën zero/ Holanda: Ja arsyet pse su hapën negociatat me Shqipërinë

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen dhe Kryeministri Hollandez Mark Rutte, shuan përfundimisht shpresat për një vendim pozitiv për vendin tonë këtë vit, sa i takon çeljes së negociatave për antarësim në BE.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, mbrëmjen e së enjtes vonë,  kreu i qeverisë së Holandës bëri të qartë se “Diskutimet mbi zgjerimin e BE-së janë “shtyrë” deri në një mbledhje tjetër të Këshillit Evropian. Ai tha se udhëheqësit kishin “diskutuar prej kohësh” reformat në kuadër të procesit të pranimit, konkretisht lëvizjen e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve – “çështje për të cilën më shumë shqetësime kemi për Shqipërinë”, theksoi ai.

Kryeministri Rutte ngushëlloi qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat kishin shpresuar të merrnin dritën e gjelbër për bisedimet në këtë samit, por tha se duhet të bëhej më shumë punë nga të dyja vendet dhe për këtë tha se “lista e Shqipërisë është më e gjatë”.

Në fjalën e mbajtur në samitin e liderëve të vendeve anëtare, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore”.

Shefja e re e qeverisë evropiane shprehu ndërkohë keqardhjen për mospërmbushjen e aspiratave të dy vendeve ballkanike.

 

Lini Nje Koment