Kompensimet për aksidentet, Albert Kreci: Informaliteti i lartë, kompanitë u shmangen detyrimeve

Albert Kreci, doktor i shkencave mjekësore i ftuar në Shijak televizion foli për aksidentet që ndodhin në punë dhe kompensimet që përfitojnë të dëmtuarit. Ai sqaroi procedurat që ndiqen në raste të tilla për përcaktimin e shkallës së kompensimit.

“Për aksidentet automobilistike merren ekspertë, inxhinierët auto-teknikë që merren me përcaktimin e dëmtimeve, shkaktarin determinant, kush ka qenë shkaktari kryesor. Eksperti autoteknik që merret me pjesën fillestare për të përcaktuar kush është shkaktari, ekspertët mjeko-ligjorë që merren me përcaktimin e dëmtimeve, përqindjen e dëmtimeve, shkallën se sa iu takon për cdo lloj dëmtimi.”, tha ai.

Ai tha se problematikat janë të mëdha pasi sipas tij, informaliteti është në nivele të larta. Shpesh kompanitë mundohen të bëjnë të pamundurën që ta përjashtojnë nga siguracioni personin, ndërsa shton se trysni e madhe ushtrohet edhe nga subjekte të tjera, por edhe nga politika.

Për të qenë përfitues dhe për tu kompensuar duhen të ndiqen disa procedura shpjegoi ai, përvec raportit që bën policia duhet të bëhen dhe dokumentat ligjorë si dhe të merren ekspertët përkatës. Ai foli edhe për raste kur kompanitë punësojnë ekspertë mjeko-ligjorë, për të bërë uljen e vlerës reale të kompensimit, ndërsa shton se të gjitha kompanitë mundohen t’ju shmangen pagesave.

Lini Nje Koment