U.S. President Donald Trump speaks as he meets with sheriffs from across the country on the South Lawn of the White House in Washington, U.S., September 26, 2019. REUTERS/Erin Scott - RC14407BF7D0

Hetimet ndaj Trump “antikushtetuese”, Shtëpia e bardhë nuk bashkëpunon

Shtëpia e Bardhë refuzon zyrtarisht të bashkëpunojë me demokratët në kongres, sa i përket hetimeve që po kryhen, e që synojnë shkarkimin e presidentit Trump.

Shtëpia e Bardhë nuk do të bashkëpunojë me kongresin, lidhur me hetimet në funksion të procedurave për shkarkim të presidentit Donald Trumpnjë iniciativë kjo e Dhomës së Përfaqësuesve, e drejtuar nga demokratët. Zyrtarisht refuzimi u bë i ditur në një letër të Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone, drejtuar kryesueses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe tre kryetarëve të komiteteve të udhëhequr po nga demokratët. Në letrën prej 8 faqesh, artikulohen akuza të rënda në drejtim të demokratëve, të cilët, sipas Shtëpisë së Bardhë, po përpiqen të ndryshojnë edhe rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016.
“Për të përmbushur detyrat e tij ndaj popullit amerikan, presidenti Trump dhe administrata e tij, në këto rrethana, nuk mund të marrin pjesë në hetimin tuaj të njëanshëm dhe antikushtetues”, thuhet në letër.

Ndërsa kryesuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensy Pelosi, e quajti letrën një përgjigjie të gabuar” dhe akuzoi presidentin Trump se po përpiqej të “normalizonte paligjshmërinë”.

“Zoti President, do të mbani pëgjegjësi. Ju nuk mund të qëndroni mbi  ligjin”, iu drejtua Pelosi Donald Trump, ndërsa shtoi se “Shtëpia e Bardhë duhet të paralajmërohet se përpjekjet e vazhdueshme për të fshehur të vërtetën nga populli amerikan për abuzimin me pushtetin e presidentit, do të konsiderohen si dëshmi e mëtejshme e pengesave”.

Republikanët nuk pajtohen me mënyrën sesi ka filluar procedura e shkarkimit ndaj presidentit Trump. Referuar precedentëve të mëparshëm, kur ish-presidentët amerikanë janë përballur me procedurë të shkarkimit, hetimet kanë filluar pas miratimit të një rezolute nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka autorizuar komitetet përkatëse për fillimin e hetimit.

Ndërsa në rastin e Trump komitetet kanë filluar hetimin, pa i paraprirë një vendim i Dhomës së Përfaqësuesve.

 

 

 

Lini Nje Koment