Hera parë që bie dakord me gratë e Ramës

Nga Adriana Kalaja

Hera e parë që bie dakort me Gratë e Ramës.

Më lumturoi pafund letra që Gratë e Ramës i dërguan Parlamentit Hollandez jo vetëm për faktin se edhe unë e mendoj se ka Forca të Errëta që punojnë kundër Shqipërisë por, mbi të gjitha është se ATO më në fund pranuan t’i thonë Europës ca të vërteta të pakundërshtueshme.
Po.
Ka Forca të Errëta që kanë punuar dhe punojnë kundër Shqipërise.
Dhe kjo histori ka kohë që ka filluar.
Ka fillur atëhere kur Opizita nuk pranonte te votonte 3 ligjet me votim të cilësuar duke vënë si kusht mandatin e Kryetarit tè Kèshillit Bashkiak të Qarkut Fier.
Po. Po.
Forcat e Errëta kanë punuar sistematikisht kundër Shqipërise:
– Kur parlamenti u mbush me kriminelè, përdhunues dhe tutorë,
– Kur Bashkitë kryesore drejtoheshin nga njerèz tè lidhur me krimin, drogën dhe prostitucionin,
– Kur mbushën Shqipèrinè me droge dhe e kthyen në Kolumbinè e Europès,
– Kur ish Ministrat e Brëndshëm kishin lidhje familjare dhe basjkëpunuan me krimin dhe drogën,
– Kur qelitè u mbushën ne ata tè këputur që nuk kishin mundèsi tè paguanin dritat,
– Kur u vodh serveri te tatimet dhe ju falen detyrimet gjithè Oligarkève,
– Kur qelité u mbushën me ata hallexhinjè që me biznesin e tyre mbanin familjen dhe nuk prenin kuponin tatimorë,
– Kur shumica e drejtuesve të policisë ose janë larguar nè drejtim te paditur ose në rastin më të keq janë dënuar,
– Kur ish policët Zagani dhe Nuhu që denoncuan Saimir Tahirin dhe Taulant Ballën FITUAN azil politik,
– Kur u çorrën deri nè tèrbim se Gjykata pezulloi ish drejtorin Haki Çako pèr përgjime tè paligjshme,
– Kur zgjidhet Kryebashkiak në Mat me propozim nga partia, ai që qëlloi mbi protestuesit me 21 Janar
– Kur shëndetësia dhe çdo probè publike ju dha Oligarkëve,
– Kur me sistemin e PPP-ve vidhet nè menyrè galopante prona publike dhe pasuria kombëtare,
– Kur u ngjiz ligji special pèr Teatrin Kombètar,
– Kur Prokurorja e Përkohshme që zgjidhet me votim të thjeshtè nga 69 e parlamentit,
– Kur pasi u vodhèn 2 herè provat nè Prokurorinè e Durrësit, Donika Prela gradohet si Titullare e Prokurorisè së Krimeve të Rënda,
– Kur Reforma në Drejtësi e kapur nga krimi dhe bandat e kanè lènè Shqioerinè pa Gjykatë tè Lartè dhe Kushtetuese,
– Kur u vra Ardit Gjoklaj në firmën e mikut tè Veliajt dhe ky i fundit u pa nën shoqerinè e ish Prokurorit të Tiranës me 1 gotë verë,
– Kur vdiqèn dy punètorë qè eanè nfa skelat që ishin vènë në pallatin e ndèrtuar nga Oligarku dhe ku ka hyrjen Erjon Braçe i cili e ka zbukuruar me lulet e Kajmakut tè Vores,
– Kur u nxorën fëmijët e Bregut tè Lumit me gaz lotsjellës nè orën 5 të mengjesit nga shtrati i tyre,
– Kur banoret e Unazès Re do dalin në mes tè rrugës se Oligarkët do faturojnè 20 milion Euro/km,
– Kur fallsifikohet firma e Guvernatorit të një shteti të SHBA dhe nuk ka asnjè të arrestuar,
– Kur dosjet e bujshme 184 dhe 339 te vjedhjes dhe manipulimit te votës janë drejt mbylljes,
– Kur Prokurorja e Dibrës, pasi heq dorë nga hetimi i dosjes 184 “zgjidhet” anëtare e KLP,
– Kur u vendos taksa e rrufès Kombit dhe kur u ideua ndarja e Kosovès,
– Kur më 30 Korrik bëhet grusht shteti pasi bëhen votime enveriste pa DEKRET,
Ka shume Kur…… Kur……. qè punojnè Forcat e Errëta kundèr Shqipèrisë por, më duhen DISA statuse.
Kèshtu qè ato Kur…..tè tjera po ju jap tagèr tè plotë ta shtoni ju.
Ajo qè mè bëri përshtypje nè kètë letër ëshrè mungesa e furmës së deputetes Mimi Kodheli.
Po pse?
Kaq shumë u trëmb nga Mimi Kodheli nga presioni i Saimir Tahirit per RADARÈT?
Pastaj ç’ne qè mungon aty firma e Dalina Ficos?
Ështè totalisht e papranueshme poooooooor, mbi të gjitha mungesa e firmës së Vito Kapos dhe Lenja Çukos & Co.

Pse nuk hodhën firmèn gratè e tjera të Ramës?
Gjithsesi.

Mua më pëlqeu se letra e kètyre grave ishte e guximshne se doli mbi dhunen verbale dhe fizike qe BURRI ushtron mbi GRATË duke i parë si pronè të tij poooooor, dhe dhunès verbale dhe jo vetèm qè SHEFI ushtron mbi PUNONJÈSEN.

Prandaj unè i them BRAVO Grave të Ramës që dolën kundèr atij qè punon kundèr Shqipërisè.

Ato dolën KUNDËR Ramës vetë.

Se nèse èshtè dikush qè ka punyar sistematikisht kundèr Shqipërise,
Ai èshtè Edi Rama dhe gjithè soji i tij.

Prandaj vetèm nè këtè rast umë jam me GRATÈ e Ramës.

Lini Nje Koment