FILE -- In this Tuesday, May 8, 2018 the U.S. Embassador in Germany, Richard Allen Grenell during his akkreditation by German President Frank-Walter Steinmeier at the Bellevue palace in Berlin, Germany. (AP Photo/Michael Sohn, file)

Grenell nuk humb kohë/ I dërguari i Trump për dialogun, sot në Kosovë

Ende pa mbushur një javë nga emërimi në detyrën e të dërguarit presidencial në dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, viziton sot Kosovën, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe liderët e partive kryesore në vend.

Siç ka informuar zyra për shtyp e presidentit Thaçi, ky i fundit do të presë Grenell në një takim në orën 13. Më pas i dërguari i Trump do të takohet edhe me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj dhe krerët e dy partive me rezultatet më të larta në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti e Isa Mustafa.

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump, sic duket, nuk ka kohë për të humbur në misionin e tij në procesin e dialogut.

Lini Nje Koment