Bunkeri logjik i Bollinos dhe beteja qesharake ndaj Presidentit

Nga Petrit Vasili

Bunkeri logjik i Bollinos dhe beteja qesharake ndaj presidentit!!

Pa asnje medyshje dhe me shume dashamiresi mund te pranohet se Bollino ja ka dale me se miri qe te behet qesharak ne luften e tij lilipute ndaj presidentit, lidhur me shkarkimin rilindas te tij.

Duke cituar, keqinterpretuar dhe lexuar Kushtetuten, ashtu çale çale e pa kuptim, si shqipja e tij, Bollino ja del mrekullisht qe te behet vertet qesharak ne fund te cdo arsyetimi per ceshtjen e shkarkimit imagjinar te Presidentit.

Bollino ben “zbulimin e madh”, qe as Venecia nuk e beri dot, se presidenti paskesh shkelur sipas Bollinos nenin 93 dhe 94 te Kushtetutes.

Ne ndihme te interpretimit korrekt te Kushtetutes se Shqiperise,pra jo te Italise, po e kthjellojme Bollinon, i cili sido qe te jete mbetet nje jabanxhi ne token tone dhe si i tille patjeter qe duhet ndihmuar.

Bollino citon e thote,ashtu sic ja kane shkruar miqte e keqinj te qeverise,se presidenti ka shkelur nenin 93 dhe 94.

Po cfare thone keto nene??

Hajt ti lexojme se bashku ne shqip:

Neni 94
“Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera përveç atyre që i njihen shprehimisht me Kushtetutë dhe që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të”.

Neni 93
“Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij, nxjerr dekrete”.

Pra presidenti sipas nenit 94 ushtron kompetenca, qe kushtetuta ja jep vetem atij dhe sipas tyre eshte neni 93 qe percakton prere se Presidenti ne zbatim te ketyre kompetencave nxjerr dekrete.

Gjithshka eshte pra edhe shume e thjeshte edhe shume e qarte, sepse neni 92 pika gj. i Kushtetutes thote saktesisht:

NENI 92
gj) cakton datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe
për zhvillimin e referendumeve;

Pra kompetencen e shpalljes se zgjedhjeve Kushtetuta ja jep vetem Presidentit ne nenin 92 pika gj. dhe askujt tjeter.

Ne baze te nenit 92, qe ja jep kompetencen presidentit,ai e ushtron kete kompetence ne respekt te nenit 94 dhe me tej nxjerr dekrete sipas nenit 93.

Kaq e thjeshte eshte.

Dhe kjo besoj e ndihmon Bollinon te clirohet teresisht nga Bunkeri logjik ku e fusin dhe e keqperdorin miqte e liq te qeverise.

Pra presidenti e ka mbrojtur shkelqyeshem Kushtetuten dhe e ka zbatuar ate ne menyre thellesisht te pergjegjshme ne te mire te vendit duke e mbrojtur ate nga konflikti i eger civil,nga perplasja e ashper sociale dhe nga monizmi shkaterrimtar.

Bollino e respekton Kushtetuten dhe ligjet italiane dhe ben shume mire,por jabanxhilleku i tij vertet shume i frytshem ne Shqiperi nuk mund te justifikoje predikimet alibike te tij per shkeljet e Kushtetutes dhe ligjeve e Shqiperise nga qeveria e rilindjes.

Bunkeret logjike te tij jane e kunderta e mendjehapjes dhe asnje hall qe nga koncesionet prej 1 euro as ato prej 100 milion euro nuk mund ti justifikoje ato.

Te behesh qesharak dhe i njeanshem deri ne verberi nuk eshte vlere e shtuar, por vetshperberje dhe Bollino nuk besoj se eshte aq mendjeshkurter sa te mos ta dije e kuptoje kete.

Shqiptaret jane symprehte ashtu si edhe italianet dhe dine te ndajne mire jabanxhinjte me dinjitet nga ata pa karakter, gjithashtu shqiptaret si edhe italianet kane kujtese te forte dhe racionale per te mos harruar jabanxhinjte,qe hallet e tyre duan ti shnderrojne ne qelepire te xhepit te tyre nga ata qe bejne me te miren ne vendin, qe i pret,i strehon dhe i pasuron.

Lini Nje Koment