Bashkëqeverisje LDK-VV/ Osmani: Do t’i shërbej vendit, pavarësisht nga ku

Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e LDK-së e cila u rendit e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit, me anë të një mesazhi drejtiar mbështetësve të saj, lë të kuptohet se, në emër të interesave të vendit, mund të tërhiqet nga pretendimi për të drejtuar qeverinë e re, në rast të një bashkëpunimi me VV.

Osmani, e cila vijon të mbajë statusin e gruas më të votuar në Kosovë, ia njeh meritat vetes dhe stafit të saj, për ringtritjen në pak muaj të partisë, në nivelet e fitores së para 15 viteve.

Ashtu si lideri i partisë fituese në zgjedhje, Albin Kurti, edhe Vjosa Osmani kandidatja për kryeministre e LDK-së, forca e dytë pas 6 tetorit, shprehet në mbështetje të njëbashklëpunimi mes dy forcave për qeverinë e re. Në një mesazh drejtuar elektoratit të saj, Osmanithotë se: “Qeveria e re, duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme dhe për këtë nuk asnjë alternativë tjetër”. Që në këtë fazë Vjosa Osmani e konsideron koalicionin mes dy partive që morën besimin më të madh në popull.

“Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet të ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës” shklruan ajo në profiling e saj në FB, ndërsa siguron se  “Do të punojë dhe do t’i shërbej vendit, pavarësisht pozicionit”, një deklaratë kjo që mund të lexohet si një tërheqje e mundshme e saj nga pretendimi për të drejtuar qeverinë e re.

Osmani, e cila vijon të mbajë statusin e gruas më të votuar në Kosovë, ia njeh meritat vetes dhe stafit të saj, për ringtritjen në pak muaj të partisë, në nivelet e fitores së para 15 viteve.

Ndërsa lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albuin Kurti i cilësoi të dhunshëm skenarët e një orientimi tjetër qeverisjeje për LDK-në, apo një pjesë të saj. “Nëse dikush provon ta çojë LDK-në me dikë tjetër, ose t’i marrë LDK-së ndonjëcope,për ta uar dikur tjetër, kjo do të ishte dhunë ndaj vullnetit të qytetarëve”, tha Kurti gjatë një interviste televizive.  Ai nuk ka përjajstuar mundësinë e p[ërsërotjes së zgjehdkejev në rast mos arritjeje të një marrëveshje VV-LDK. Të dy liderët, Kurti e Mustafa kanë paralajmëruar një takim ditën e enjtë për të diskutuar rreth formimit të qeverisë së re.

 

 

Lini Nje Koment