Basha: Rama premtoi ulje taksash, por solli varfëri!

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar Edi Ramën, pasi nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e tij elektorale, por vetëm ka mashtruar. Ai i është referuar uljes së taksave, ku shprehet se gjatë qeverisjes së Ramës, jo vetëm që shqiptarët nuk kanë parë ulje të taksave, por përkundrazi ato janë rritur.

Kryeopozitari thotë se Rama, të cilit i referohet si gënjeshtar kronik premtoi në vitin 2013 se taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve por në fakt paguajmë më shumë pasi asnjë nga taksat as nuk u ul, as nuk u hoq.

Gënjeshtari Kronik premtoi mirëqeverisje dhe ulje taksash por solli varfëri, korrupsion dhe rritje taksash rekord në 30 vite! Kush harron prapë e pëson! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”

Edi Rama është mashtrues. Ai nuk mbajti premtimet, me të cilat erdhi në pushtet. Rama 2013 deklaronte: Taksat patjetër do të ulen për 95% të shqiptarëve

Fakt! Taksat u rritën për 95% të shqiptarëve. Paguajmë më shumë 1.9 miliardë euro taksa.

Premtimi RAMA: Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin.”

Fakt! Edi Rama mashtroi. Asnjë nga taksat e premtuara as nuk u ul, as nuk u hoq. Borxhi zyrtar u rrit nga 63% në 71 % 3.2 miliardë euro PPP janë borxhi i fshehur. Në 6 vjet, Edi Rama vodhi dhe shpërdoroi 4.6 miliardë euro ose sa buxheti në një vit.”, thekson Basha.

Lini Nje Koment