13 pyetje për Edvin Mafinë për 13 kushtet e Luksemburgut!

Nga Sali Berisha

13 pyetje per Edvin Mafine per 13 kushtet e Luksemburgut!

Miq, me dt 27 qershor 2018 Keshilli i Ministrave te vendeve te BE ne Luksemburg cakoi permbledhtas 7 kushte, te cilat une i kam zberthyer ne 13, qe duhet te plotesonte gjate nje viti Shqiperia ne menyre qe asaj ti hapeshin negociatat ne fundin e vitit 2019.

Mirepo viti kaloi, kushtet nuk u plotesuan dhe Bundestagu, ndonese votoi per hapjen e negociatave pa kushte me Maqedonine e Veriut, ai vendosi perseri nga 7 qe ishin 9 de fakto 10 kushte per hapjen e negociatave me Shqiperine. Vjet, mbi bazen e vendimit te Bundestagut Shqiperise iu caktuan 7 kushte ne Luksemburg, plotesimi i te cilave do ti hapte asaj negociatat me BE ne fundin e vitit 2019.

Pas ketij deshtimi per te katertin vit me radhe ne hapjen e negociatave, Edvin Mafia ka ndermarre nje fushat sulmesh, shpifjesh, trillimesh duke fajsuar per deshtimin e tij armiqte e brendshem, opoziten dhe vendet si Gjermania, Hollanda, Franca etj, te cilat sipas tij per probleme te tyre te brendshme refuzojne hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

E verteta eshte se fakti i veçimit nga vendet anetare te BE nga Maqedonia e Veriut dhe mos hapjes se negociatave pa u plotesuar kushtet me Shqiperine, per te njejtat probleme te brendshme qe ato kane, rrezon perfundimisht pretendimin absurd te Edvin Deshtakut. Keshtu qe shkaku i deshtimit te Edvinit me hapjen e negociatave edhe kete vit eshte nje dhe vetem nje:
Mos plotesimi i asnjerit prej kushteve te caktuar me 27 qershor 2018 nga Keshilli i Ministrave te BE ne Luksemburg.

Prandaj ju ftoj te dashur miq te shtrojme 13 pyetje per Edvin Mafine per 13 kushtet e Keshillit te Ministrave te BE dhe te shohim cilin prej tyre ka plotesuar!

Kushti 1-Rezultate te prekshme ne luften kunder korrupsionit ne te gjitha nivelet
Pyetja 1-Cilat jane rezultatet konkrete ne luften kunder korrupsionit?

Kushti 2-Lufta kunder krimit te organizuar vecanerisht
Kushti 3- Rezultate ne luften kunder kultivimit dhe trafikimin e drogave
Pyetja 2-Cilat jane rezultatet konkrete ne luften kunder krimit te organizuar perveç vetdorezimit te Ediskobarit?
Pyetja 3- kur eshte mbjelle me shume hashash ne Shqiperi kete vit apo vitin e kaluar dhe trafiku i kokaines kur ka qene i madh sa kete vit?

Kushti 4-Perparimin e metejshem te procesit te vetingut te gjykatesve dhe prokuroreve
Pyetja 4- A mund te behet fjale per perparim ne procesin e vetingut, kur me ritmet e deritanishme per vetingun qe duhet te perfundonte ne tre vitet e ardhshme sipas perllogaritjes se eksperteve do te duhen edhe tete vite te tjera?

Kushti 5- Perfundimin e dosjeve prioritare.
Pyetja 5-Cilat dosje prioritare nuk kane deshtuar deri tani?

Kushti 6-Perfundimin e ngritjes se strukturave te pavarura te drejtesise ne perputhje me kushtetuten
Pyetja 6: Per çfare institucionesh te pavarura te drejtesise mund behet fjale me Dvoran KLGJ dhe Kunat KLP, dhe, po lidhur me kete kushte, ku eshte Gjykata Kshtetuese dhe Gjykata e Larte?

Kushti 7-Perfundimin e vendosjes se organeve te specializuara SPAK
Pyetja 7- Ku eshte SPAK pse nuk e ngrit?

Kushti 8-BKH dhe
Kushti 9- Gjykaten
Pyetjet 8- 9- Pse nuk jane ngritur BKH dhe Gjykata?

Kushti 10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe denimeve perfundimtare ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar duke perfshire nivelet e larta.
Pyetja 10- Cilat jane denimet perfundimtare te zyrtareve te larte per korrupsion apo krim te organizuar?

Kushti 11-Rezultate konkrete ne veçanti ne shtetin ligjor
Pyetja 11- A nuk flitet dhe nuk shkruhet gjate ketij viti se Shqiperia eshte narkoshteti i vetem ne Europe?

Kushti 12-Zbatimi i rekomandimeve te OSBE ODHIR per zgjedhjet.
Pyetja 12- Cilat rekomandime te ODHIR jane zbatuar?

Kushti 13- Reduktimin e numrit te azilkerkuesve.
Pyetja 13- A nuk eshte me i madh kete vit sipas statistikave te BE numri i azilkerkuesve nga Shqiperia se sa nje vit me pare?

Miq, shkaku i mosçeljes pa plotesuar kushtet te negociatave me Shqiperine qendron vetem tek Edivin Mafia dhe narkoqeveria e tij, i cili beson se do mund te mashtroje vendet anetare te BE per plotesimin e tyre dhe kur deshtojne pastaj fajsone armiqte e brendshem dhe te jashtem per deshtimin e tij te plote.

Pa largimin e Edvin Mafise hapje te negociatave te Shqiperise me BE nuk ka dhe nuk mund te kete. sb

Lini Nje Koment