Zgjedhjet në Rusi ngrihet opozita, gati t’i marrë Moskën Putinit

Zgjedhjet në Rusi ngrihet opozita, gati t’i marrë Moskën Putinit

Me gjithë shtypjen e protestave dhe arrestimet masive nga rradhët e opozitës ruse, kjo e fundit korri një rezultat shumë pozitiv në zgjedhjet për bashkinë e kryeqytetit,  duke i shkaktuar partisë në pushtet të Putin, humbjen e një të tretës së vendeve, në atë që njihet si Parlamenti i Moskës.

Partia në pushtet, “Rusia e Bashkuar” pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet për bashkinë e Moskës, duke humbur rreth një të tretën e vendeve të këshillit bashkiak, apo parlamentit siç quhet në sistemin rus.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga agjencitë ruse të lajmeve, pas numërimit të pothuajse të të gjitha fletëve të votimit, kandidatët e mbështetur nga partia në pushtet, kanë humbur të paktën 20 nga 45 rajone të kryeqytetit, por megjithatë pritet të ruajë shumicën.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, nëntë ish-deputetë të partisë në pushtet ”Rusia e Bashkuar” nuk janë rizgjedhur mes të cilëve, kreu i degës moskovite të partisë, Andrei Metelsky, që ishte zgjedhur që prej 2001.

Pjesëmarrja ka qenë 21,77%, shumë më e lartë se ajo e zgjedhjeve të mëparshme lokale në vitin 2014. Me shumicën e kandidatëve të opozitës të skualifikuar, komunistët, të pavarurit dhe të tjerët fituan po ashtu vende në Parlament. Kandidatët komunistë po konsiderohen fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve. Ata kanë marrë 13 vende nga pesë që kishte më parë.

Më 8 shtator, përveçse në Moskë, rusët votuan edhe në rajone të tjera.

Megjithëse në mediat sociale pati raportime për manipulim në zgjedhje, Ella Pamfilova, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi, tha se deri më tash “nuk ka informacione se ndonjë prej zgjedhjeve mund të jetë e pavlefshme”.

Përjashtimi i kandidatëve të opozitës shkaktoi protesta masive në Rusi, që zgjatën përgjatë gjithë verës.

Autoritetet arrestuan mijëra protestues, ndërsa policia speciale u akuzua për reagim brutal ndaj tyre.

Lini Nje Koment