Video/ Ja si u mbushën kutitë në 30 qershor

Video/ Ja si u mbushën kutitë në 30 qershor

Partia Demokratike publikoi prova të reja për manipulimin e votimeve më 30 qeshor. Pjesë e dokumenteve të mbledhura jane tabelat ku vihet re një shtim i konsiderueshëm i pjesëmarrjes në votime, por edhe i numrit të votave të pavlefshme.  PD ka publikuar gjithashtu edhe disa material filmike ku tregohet numerimi ne bllok i fleteve te votimit në disa Komisione te administrimit zgjedhor, nga ku zbulohen shifrat fiktive. Oerd Bylykbashi ekspert i ceshtjeve ligjore dhe Sekretari për Zgjedhjet, Ivi Kaso, sqaruan per mediat se cfare ka ndodhur realisht me 30 qershorin.  Ata bene publike disa nga provat e siguruara per raste ku nuk ka përputhshmëri mes shifrave në tabelën e KQZ-së. Ato faktojne se komisionerët socialistë kanë mbushur kutitë për të rritur numrin e votave.

Janë shtuar votat me çdo formë të mundshme, përfshirë edhe votat e pavlefshme. Kutitë e votimit janë mbushur me fletë nga komisionerët socialistë për të arritur objektivin e PS. Të gjitha këto PD i ka denoncuar në prokurori, por nuk ka asnjë veprim për te filluar hetimet. Provat janë përpara prokurorisë, por tashmë e kemi të dokumentuar edhe në raportin e ODIHR, i cili konstaton pavarësisht asaj që u pa, prokuroria, policia dhe organet ligjzbatuese nuk kanë nxjerrë para drejtësisë personat që manipulojnë, duke krijuar kështu frymën e mosndëshkimit e cila është në themel të mosrespektimit të standardeve zgjedhore”, tha Bylykbashi

Sipas eksperteve te Partise Demokratike, urdhri për të fshehur fletët e pavlefshme eshte dhene nga kryeministri Edi Rama. Sic dihet presioni ndaj punonjesve te administratës publike, beri qe ata te shkojne ne votime pa vullnet te lire e per pasoje te prishin fleten e votimit. Fakte te tilla te publikuara nga partia demokratike jane rednitur edhe ne raportin zyrtar te OSBE-ODOHRIT. fletët e votimit që janë marrë në grup, plotësimi i fletëve të votimit bosh, si edhe mbushja e kutive të votimit nga komisionerët socialistë.

Lini Nje Koment