VIDEO/  21-vjetori i rënies së Hajdarit, Ruçi organizon ceremoninë, por anulon pjesmarrjen

VIDEO/ 21-vjetori i rënies së Hajdarit, Ruçi organizon ceremoninë, por anulon pjesmarrjen

Nën përkujdesjen e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruci, por në mungesë të tij edhe pse ishte paralajmëruar, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, u zhvillua ceremonia homazh në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Për herë të parë 21 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit, pati socialistë që nderuan pranë varrit të tij. Pjesë e ceremonisë, përveç grupit të deputetëve që zëvendësojnë opozitën reale në Parlament, të kryesuar nga e bija Rudina Hajdari, ishin edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi e deputetja Mimi Kodheli. Në njoftimin e shpërndarë  të martën në mbrëmje nga zyra për shtyp e Kuvendit, bëhej me dije se edhe Kryeparlamentari  Ruçi  do të merrte pjesë në ceremoninë homazh, çka shkaktoi jo pak habi në opinion, duke patur parasysh se, figura dhe angazhimi tij politik në sistemin diaktatorial e pas tij, kanë qenë gjithmonë në shënjestër të akuzave të Azem Hajdarit. Sic duket, Ruci është këshilluar të mos e marrë këtë guxim për t’i shkuar pranë varrit Hajdarit në këtë 21-vjetor të rënies.

Lini Nje Koment