“Venecia” do të flasë 1 javë para hapjes së negociatave

“Venecia” do të flasë 1 javë para hapjes së negociatave

Në 11 tetor do të publikohert raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias, i cili do të përmbajë konkluzionet në në lidhje me verifikimin e ligjshmërisë nga ana e presidentit Ilir Meta për zhdekretimin e datës 30 qershor, për të cilën parlamenti ndërmori nismën për të shkarkuar nga posti kreun e shtetit. Lajmin e konfirmoi  delegacioni që ndodhet në Tiranë, ku përgjatë dy ditëve zhvilluan edhe një sërë takimesh me përfaqësues të partive politike. Pas përfundimit të takimit të sotëm me Komisionin Hetimor, përfaqësues të “Venecias” se pas fakteve të mbledhura u krijua edhe një ide mbi faktin nëse Meta ka shkelur apo jo ligjin me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, -tha një prej përfaqësuesve të Venecias, Kaarlo Tuori.

 

Lini Nje Koment