Vendimi për negociatat/ Krichbaum: Shkupi të mos penalizohet nga Tirana

Vendimi për negociatat/ Krichbaum: Shkupi të mos penalizohet nga Tirana

Maqedonia e Veriut, nuk ka pse të mbetet peng i mosarritjeve të Shqipërisë për të velur procesin e bisedimeve për antarësim në BE. Günter Krichbaum, depuyteti kristiandemokrat në Bundestag, vlerësoi se rastet duhen trajtuar, jo në varësi të njëri-tjetrit, por të arritjeve përkatëse, në raport me objektivat që duhen përmbushur.

Rasti i Maqedonisë së Veriut mund të trajtohet i ndarë nga ai i Shqipërisë, sa i takon vendimimarrjes për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim në BE. Ky është opinioni i ligjvënësit gjerman të CDU-së, Günter Krichbaum. Pas një takimi me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në berlin, Krichbaum vlerësoi se “që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, në 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, me të ashtuquajturën “parim  i meritës së secilit”. Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet”, ka thënë Krichbaum.

Duke folur për DW, deputeti I partisë në pushtet, ai thja se opinioni për Maqedoninë Veriore është shumë i mire. Maqedonia Veriore ka imazh pozitiv në Gjermani. Unë mund të flas vetëm për parlamentin gjerman, jo për parlamentet e tjera europiane, aq më pak për Bashkimin Europian, por unë jam i bindur se në muajin tetor Këshilli do të marrë një vendim pozitiv për Maqedoninë Veriore”, ka theksuar ai, duke mos përmendur Shqipërinë.

 

Ai thotë se rruga drejt BE është një proces shumë u gjatë, ku duhet patur shumë durim. Në fund të shtatorit, shtoi ai, do të ketë diskutimet në Komisionin parlamentar të Bundestagut që merret me çështjet europiane, ku do të merret vendim në parlamentin gjerman dhe në muajin tetor do të merret vendimi përfundimtar.

Lini Nje Koment