Vasili: Rama të shpallë emergjencën kombëtare, situata nuk përballohet me show

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar në vend nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, që goditi Shqipërinë,nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër mbi mënyrën sesi po menazhohet gjëndja. Bilanci i kësaj ngjarje rezulton me mbi 100 persona të lënduar dhe shumë banesa e pallate të shkatërruar. Vasili i kërkoi qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës dhe të mos bëjë shoë në televizione. “Përballimi i situatës, përgjegjësi e qeverisë. Qeveria 4 orë para TV, qytetarët nuk kanë nevojë për shoë. Qytetarët kanë nevojë për punë në terren”, tha mes të tjerash Vasili.

Vasili e sheh të arsyeshme dhënien e informacionit nga institucionet shtetërore në mënyrë peridoike.  Ai shton se kjo situatë kërkon solidaritet dhe pune në terren, ndaj i bën thirrje kryeministrit që gjithë trupa administrative të jenë pranë nevojave të qytetarëve.

Shqiptarët kanë nevojë sot për vepra si asnjëhërë më parë, ndërkohë që qytetarët mes vetit vazhdojnë të jenë solidarë dhe tek ata shkon edhe solidariteti ynë. Në mënyrë të veçantë tek ata të cilët kanë pësuar dëmtime dhe plagë, por që janë në gjëndje shëndetësore më të mirë, u shpreh Vasili. Gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve që ndodhen në spital si dhe për situatën që të shkojë drejt normalizimit.

 

Lini Nje Koment