Tërmeti/ Zbulohet vendstrehimi i Ramës, Veliaj në bunker

Ai i rremben gjithcka, dhe e përdor për imazhin e një lideri qeverisës që kujdeset për qytetarët. Kështu ka bërë me jetën personale, duke e kthyer ne normalitet çdo imoralitet. Kështu ka bere me krimin, duke i dhënë imunitet deputeti çdo bashkëpunëtori në fushatë për shitblerje vote,me kanabizimin duke e konsideruar korrjen si sukses të Ministrave të brendshëm. Studentëve u mori protesten, ashtu siç e tha vetë edhe në publik  gjatë debateve në auditore. Opozitës ka tentuar ti marrë oponencën. Ka shuar çdo zë kritik duke rrëmbyer mediat, duke ndërhyrë me kompanitë edhe në censurimin e  tyre në rrjetet sociale. Me mjeshtërinë e pamëshirmshme propogandistike Edi Rama, dëshmoi këtë të dielë, ditën pas tërmetit që tronditi shqiptarët se është i aftë të rrëmbejë çdo gje, jo vetëm në tokë por dhe atë që vjen nga qielli. Kryeministri e rrëmbeu edhe tërmetin. E nisi me lajmin e kthimit nga Nju jorku, duke ndërprerë axhenden   me argumentin se gjendja ishte emergjente, por emergjencë nuk shpalli. Nga ky moment ERTV transmetoi gjithe të dielen non stop. Në mesnatë mblodhi qeverinë, ku i vetmi lajm ishte lëkundja e kryeministrisë që i ndërpreu fjalën Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi.  “Po përpiqem dhe unë të mos më lëkundet zëri”

Me vone mblodhi shtabin e  emergjences , sërish tërmeti ishte live në ERTV. Dha urdhëra, bëri kritika siç duhej në këtë rast në mënyrë, që shqiptarët të kuptonin se në mungesë të tij , në Shqipëri situata nuk ishte ajo që nevojitej, ndërsa qetësoi qytetaret duke thene se “ nuk jemi ne kushtet e rrezikut eminent”. Me pas mbldhi grupin përlamentar socialist, dhe i tha hapur në ERTV, kryebashkiakut Veliaj, që të mos prekte tërmetin por të merrej me diten pa makina.

Në këtë mbledhje, skemën propagandistike të kryeministrit e pasuroi deputeti Paulin Serka,i cili dha idenë e tij origjinale se si mund te gjendej edhe më pranë njerëzve

Kamera e ERTV u shpërngul më pas në spitalin e traumës, ku kryeministri iu gjend afër të lënduarve nga tërmeti. Imazhin kulminant të përulësise se një kryeministri e shfaqi në Durrës, në epiqendrën e tërmetit, ku para pak minutash kishin mbërritur tenda dhe shtretër me urdhër të tij, ndërkohe qe gjjate nates, banoret dolen ne rruge pasi kryebashkiakjaa nuk u hapi dyert e stadiumit e as dritat.  Dhe  ne ERTV te gjithe e duan.

Lini Nje Koment