Telash i ri për Ramën, Venecia në Tiranë për Metën

Telash i ri për Ramën, Venecia në Tiranë për Metën

Komisioni i Venecias do të jetë në Tiranë në datën 10 dhe 11 në Tiranë, ku pritet të japin opinionin e tyre lidhur me shkarkimin e presidentit Meta, nismë kjo e ndërmarrë nga socialistët.

Delegacioni i Venecias do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Gramoz Ruçin, me përfaqësuesit e Komisionit Heimor, me përfaqësuesit e KQZ-së dhe kryetaren e Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhjen e fundit për shkarkimin e Presidentit, Komisioni Hetimor e zhvilloi më 3 shtator.

Gjatë muajit gusht në sekretarinë e komisionit kanë mbërritur disa përgjigje nga institucionet publike si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, Policia e Shtetit dhe Prokuroria për këtë çështje.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershor, me një dekret të nxjerrë më 8 qershor.

Presidenti caktoi me një dekret të dytë datën 13 tetor si datë e vlefshme për tri palë zgjedhje, përfshirë lokalet, të përgjithshmet dhe ato presidenciale.

Lini Nje Koment