Takimi Rama-Merkel/ Bundestagu prezanton Ramën si piktor, asnjë fjalë për negociatat

Takimi Rama-Merkel/ Bundestagu prezanton Ramën si piktor, asnjë fjalë për negociatat

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka pritur këtë të premte në një takim kryeministrin e vendit Edi Rama, në kuadër të mbeshtetjes në prag të vendimit te BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë.  Edhe pse  Bundestagu gjerman ka qënë skeptik në integrimin e vendit tonë, kreu i  qeverisë propagandoi edhe njëherë se takimi dha rezultate pozitive megjithëse fotot e publikuara nuk e reflektojnë diçka të tillë. Kryeministri Rama, në vend që të dërgonte në Parlamentin gjerman dosjen e arritjeve dhe plotësimin e   kushteve të Shqipërisë për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, i ka bërë dhuratë kancelares Merkel, një libër me  të ashtuquajturat “vepra artistike pikturore”. Kësisoj, edhe Merkel nuk kishte sesi ta prezantonte ndryshe në profilin e saj zyrtar në përfundim të takimit,  duke anashkaluar të përmendë ecurinë e mundshme të Shqipërisë drejt Integrimin Evropian, Angela Merkel e prezantoi Ramën thjesht si kryeminstri  i cili është dhe piktor.

Në morinë e fotove zyrtare të shkrepura nga takimi, edhe në  faqen e Bundestangut, është përzgjedhur ajo e librit me piktura.

Takimi Rama-Merkel/ Bundestagu prezanton Ramën si piktor, asnjë fjalë për negociatat

Lini Nje Koment