“Stuhia monstër”/ Godet “Dorian”, parashikimet të frikshme

“Stuhia monstër”/ Godet “Dorian”, parashikimet të frikshme

Pasojat e uraganit Dorian, i cilësuar si më i fuqishmi në historinë e SHB, kanë filluar të ndjehen në ishujt Bahamas. Sipas autoriteteve, më parë Dorian pritej të godiste shtetin e Floridës, ndërsa vlerësimet e fundit tregojnë se ka marrë kah drejt veriut të SHBA-ve.

Ndërsa Uragani i kategorisë së pestë Dorian është duke u afruar në brigjet juglindore të SHBA, ka filluar të ndjehen pasojat e para mbi ishujt e Bahamas.
Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane, njoftoi se Dorian ka arritur shpejtësinë prej 295 kilometra në orë, duke u cilësuar si uragani më i fuqishëm që ka goditur rajonin deri më tani.

Uragani i cili lëshon sasi të mëdha reshjesh, pritet që të shkaktojë dëme serioze, ndërsa zyrtarët ende nuk kanë raportuar për viktima.
Dorian në orët e mbrëmjes të së hënës do të fillojë të ndikojë brigjet e Floridës, por pritet që të godase edhe shtetet Georgia dhe Karolina Jugore në veri.
Qendra e Uraganeve thekson se Dorian edhe të paktën 5 ditë do të ketë karakteristikat e “uraganit”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump anuloi vizitën e planifikuar në Poloni dhe qëndroi në Ëashington, nga ku dekalroi se autoritetet i kanë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën me sa më pak dëme të jetë e bindur.

Sipas vlerësimeve të bëra më parë Dorian pritej të shënjestronte shtetin e Floridës, ndërsa vlerësimet e fundit tregojnë se uragani ka marrë kahje drejt veriut të SHBA-ve.

Zyrtarët paralajmëruan se kur uragani të arrijë në tokë, mund të shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster urdhëroi Evakuimin e detyrueshëm të të gjithë bregdetit. “Ky është një uragan shumë serioz, thënë ndryshe është më i forti në historinë moderne”, tha McMaster në një konferencë për shtyp.

Lini Nje Koment