Shpërthen transformatori/ Fushë Krujë , 500 familje pa energji elektrike

Shpërthen transformatori/ Fushë Krujë , 500 familje pa energji elektrike

Mbrëmjen e së mërkurës një kabinë e elektrike është përfshirë nga flakët në qytetin e Fushë Krujës si pasojë e shpërthimit të transformatorit. Kjo ka lënë në terr të plotë lagjen “Kastrioti” ku mbi 500 familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur reagimi i OSHEE, e cila ëshët shprehur se kabina në operonte me pajisje të vjetra që në kohën e elektrifikimit, rreth 40 vite më parë.Shpërthimi i transformatorit shtonte rrezikun për një shpërthim të mundshëm. Punojësit e OSHEE, Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, kanë zëvendësuar pajisjet me të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

Lini Nje Koment