Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias në Kuvend, diskutimet

Shkarkimi i Metës/ Komisioni i Venecias në Kuvend, diskutimet

Pas turit të takimeve që nisën që dje në Tiranë, ku në fokus ngelet zgjidhja e ngërçit politik, delegacioni i “Venecias” po zhvillon këtë të hënë një takim me Komisionin Hetimor, për vërtetimin e ligjshmërisë së presidentit Ilir Meta mbi vendimin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Takimet për përfaqësues politikë dhe jo vetëm, është faza e parë për ‘Venecian’ për mbledhjen e informacioneve rreth kërkesës së maxhorancës për shkarkimin e Metës.

“Me këtë vizitë Komisioni i Venecias përmbyll fazën paraprakë, të misionit ‘fakte mbledhës’, ku do të merren në konsideratë të gjitha informacione e marra në këto takime. Më pas do të ketë një fazë tjetër, për të verifikuar nëse ka pasur të drejtë Meta që të anulojë datën e zgjedhjeve. Pritet që Komisioni i Venecias të ketë një sesion plenar në 12 tetor ku do të publikohet edhe raporti i saj.

Lini Nje Koment