Shkarkimi i Bolton, lajm i keq për treshen Rama–Thaçi–Vuçiç

Shkarkimi i Bolton, lajm i keq për treshen Rama–Thaçi–Vuçiç

“Shërbimet e Jon Bolton nuk janë më të vlefshme në Shtëpinë e Bardhë”. Me këtë motiv, presidenti Donald Trump shkarkoi nga detyra Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.

Pa folur me dataje rreth arsyes që çoi në këtë vendim të papritur, Trump shkruan se ishte kundër sugjerimeve të Këshilltarit të tij. Për këtë arsye, tha ai, “I kërkova John-it dorëheqjen”.

Por tjetër version për largimin e tij dha vet Bolton. Sic shkroi ai pas publikimit të lajmit nga Trump, Bolton i kishte ofruar dorëheqjen të hënën Presidentit por  ky i fundit i kishte thënë “se do të bisedonin të nesërmen”.

Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley tha se Trump e Bolton nuk binin dakord për shumë çështje.

Ndërsa Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp që pasoi njoftimin e presidentit Trump, pranoi se shpesh kishte dallime në qëndrimet dhe pikpamjet e tyre, por siguroi se “edhe nëse dikush nga ne largohet, politika e jashtme e Presidentit Trump do të mbetet e pandryshuar”.

Mediet në Ëashington ndërkohë po e lidhin shkarkimin e Bolton me prag dështimin e SHB për të arrirtur një marrëbeshje paqeje me Talibanët. Gjithashtu Bolton është parë si pengese edhe për arritjen e marrëveshjeve të tjera, si me Iranin.

Një ish-zyrtar i lartë i CIA-s  i tha Zërit të Amerikës  se “Bolton ishte një nga pengesat më të mëdha” për arritjen e marrëveshjeve të reja me Iranin.

Pikpamjet e Trump e Bolton përplaseshin edhe sa i përket politikës amerikane  ndaj Koresë e Veriut. Në kontekstin e zhvillimeve në Ballkan, shkarkimi i Bolton vjen si një lajm jo i keq për faktorin shqiptar. Bolton ishte zyrtari i vetëm amerikan, i cili ishte deklaruar hapur për një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, qoftë edhe duke zhvendosur kufijtë. Për Beogradin dhe ideatorët e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, shkarkimi

i Bolton është një lajm aspak i mirëpritur.  Bolton qe shprehur hapur në mbështetje të ndryshimit të kufijve pas një takimi në Uashington me presidentitn Hashim Thaci, disa muaj më parë.  Edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica- Daçiç pas një takimi me Bolton në Ëashington u kthye në Beograd, sic deklaroi ai, me mbështetjen amerikane për arritjen e marrëveshjes me shqiptarët, nëse është nevoja edhe duke prekur territoret. Ky zë i Shtëpisë së Bardhë u kundërshtua fort nga Gjermania dhe shërbeu për iniciimin e një fushate të të kancelares Merkel dhe stafit të saj të ngushtë, kundër ndryshimit të kufijvë në Ballkan, ide kjo që u duk se u varros në  samitin e Berlinit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Charlie Kupperman do të shërbejë si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në detyrë deri në emërimin e zëvendësuesit të Bolton.

 

Lini Nje Koment