Shëndetësia në krizë/ Kosovë, mjekë e infermierë drejt tregut europian

Shëndetësia në krizë/ Kosovë, mjekë e infermierë drejt tregut europian

Kosova, ashtu si Shqipëria po përballet me mungesë të theksuar të personelit mjekësor. Shkaqet janë numri i ulët të rinjëve që paraqesin interes të edukohen në këtë profil dhe ikja e personelit aktiv jashtë vendit. Ky shqetësim ëhstë ngrotur për mediet edhe nga ish-anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, bëri përgjegjës Ministrinë e Shëndetësisë për mosedukimin dhe punësimin e infermierëve

“Ministria e Arsimit, ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Shëndetësisëm tha ai,  kanë dështuar në mbarëvajtjen e këtij edukimi dhe punësimi. Duhet të pëgatisim aq sa kemi mundësi për vendin dhe për nevojat tona. Shteti ka krijuar situatat që kjo kategori t’u nënshtrohet rregullave të kompanive të huaja”, ka thënë ai.

Ish-Anëtarja e komisionit për shëndetësinë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e paraqiti si shqetësim tepër serioz, çështjen e largimit nga Kosova drejt vendeve të BE-së me viza pune të mjekve dhe infermierëve.

Vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2019, rreth 300 infermierë kanë ikur nga Kosova drejt vendeve të  Bashkimit Evropian, informon Federata Sindikale e Shëndetësisë.

Përpos këtij numri të infermierëve që tashmë kanë ikur nga Kosova, një numër shumë i lartë është në proces përgatitjeje për të braktisur vendin. Gjermania ka tërhequr mijëra mjekë e sidomos infermierë nga Shqipëria, Kosova, BH, kundrejt pagave disa herë më të larta dhe kushteve të mira të punës. Muajt e fundit qeveria gjermane ka akridyar fondëe të psocame për edukimin ne vendin e origjinës të këtyre burimeve njërëzore për nevojat e saj të theksuara në sistemin shëndetësisë.

 

 

 

 

Lini Nje Koment