Shëndetësia në emergjencë/ 1 mjek për 1000 banorë

Shëndetësia në emergjencë/ 1 mjek për 1000 banorë

Fenomeni i largimit të bluzave të bardha është një nga problemet kryesore, sociale në vend. Disa nga arsyet që detyrojnë mjekët të largohennga vendi i ka analizuar në studion e shijak tv prof,politikave shëndetësore Gazmend Koduzi.

Nje tjetër probkem që ngre Koduzi është boshatisja e spitaleve bashkiake dhe rajonale. Një mjek për 1000 banorë.Është kjo shifra që tregon se sistemi shëndetësor ëhstë në gjëndje emergjente.

Ndryshimi i ligjit të barnave në 2014 I hapi rrugë hyrjes së barnave të pakontrolluara që vendosin cdo ditë në rrezik shëndetin e qytetarëeve. Paisja e tregut me barna ka sjelle problem dhe në rimbursimin e tyre, cka ka sjellë vështirësi te konsumatorët.

Propaganda e qeverisë për shëndetësis falas hidhet poshtë nga ajo cfarë ofron realiteti. Koduzi u shpreh për kategorinë e personave të siguruar, të cilët pavarsisht këtij fakti  duhet të paguajnë për cdo shërbim mjekësor.Gjithashtu shtoi se deri në këtë kohë duhet të ishin rregulluar disa shërbime shtesë që kanë të bëjnë me sasinë e kontributeve dhe shërbimin që u ofrohet, që sipas tij është në përpjestim të zhdrejtë.

Si antar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Koduzi na njohu me faktin se opozita ka një platfotmë të zgjeruar për rimbëkëmbjen e sistemit shëndetësor. Ai tha se me ardhjen në pushtet shumë problematikave që rëndojnë sot mbi shërbimin mjekësor do t’ju jepet fund.

Lini Nje Koment