Raporti për zgjedhjet, Bardhi: ODIHR i vuri vulën paligjshmërisë

Menjëherë pas publikimit të raporti të OSBE/ODIHR ka ardhur reagimi nga Partia Demokratike duke e quajtur atë, kontribut per demokracine shqiptare. Sekretari i Pergjithshem Gazment Bardhi shprehu mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi. Në të njëjtin qëndrim me opozitën aty konstatohej se në 30 qershor votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, gjithashtu se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi. ODIHR i vuri vulen paligjshmerise, shkruan Bardhi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sipas tij, Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve per zgjedhje te lira e te ndershme dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre. Ndërsa Rama shkatërroi besimin e publikut me votimet që mbajti në qershor ,ndërsa në listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret,shkruan ndër të tjera Gazment Bardhi.

%d bloggers like this: