Rama – shërbëtor i varrit të shenjtë të kishës greke

Editorial, nga Alfons Zeneli

Moria e skandaleve që shënon Edi Rama të paktën tash 6 vjet i ngjajnë atij grumbullit të kanaçeve që iu lidhin nga pas makinave matrimoniale gjatë xhiros ceremoni që bën çifti. Trokëllima e kanaçeve lajmëron të gjithë për atë që po ngjan. Pothuajse kështu Rama pas ”martesës” me qverinë ka lidhur nga pas makinës grumbullin e skandaleve korruptive i cili trokëllin papushim rrugëve të Shqipërisë. Një koleksion i larmishëm skandalesh me një kolorit të atillë që vetëm një mjeshtër i pikturës së korrupsionit si Edi Rama mund ta zografisë. Përdora intiutivisht këtë term të huazuar nga greqishtja pasi i shkon siduket shumë natyrshëm kontekstit të veprimtarive religjoze të kryeministrit tonë. Nuk e kam fjalën për egzaltimet e tij kameleoneske të besimit të cilin e ndryshon sipas zonave dhe fshatrave ku shkel me ”plumb” fjale në gojë dhe antiplumb të vërtetë në trup. Por e kam fjalën për besimin e vërtetë tij : një besim obskur e konspirativ. Rama gjatë pelegrinazheve të tij politiko elektoralë nëpër Shqipëri, siç e dinë të gjithë, është shfaqur herë katolik, herë, musliman e herë ortodoks. Normalisht nuk ka asgjë të keqe dhe është krejt e natyrshme që kryeministri i përket një besimi ose jo, nëse është praktikant apo jo. Kjo është një çështje shumë private. Por kjo është vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut të asaj çka Rama beson në të vërtetë ose më saktë të asaj së cilës Rama i shërben në të vërtetë. Para pak kohësh, ish kryeministri Berisha denoncoi me fakte një ritual ilegal fetar nëpër të cilin Edi Rama kishte kaluar bashkë me Linda Ramën. Në videon e publikuar nga Bersiha bëhej fjalë për rekrutimin e Ramës nga një strukturë e Kishës Ortodokse Greke. Në atë ceremoni zyrtare, Rama pranohej si Kalorës i Batalionit të kryqtarëve të varrit të shenjtë të Kishës Ortodokse Greke. Nga hulumtimet që bëmë asokoshësh mësuam se ky urdhër iu jepej vetë personaliteteve të larta të cilët janë të denjë e të devotshëm si shërbëtorë dhe mbrojtës të interesave të Kishës Ortodokse Greke. Pra, thënë shkurt, kryeministri shqiptar është mbrojtës i interesave të Kishës Greke. Nëse i hedhim një sy aktivitetit diplomatik si brenda ashtu dhe jashtë vendit të Ramës, do konstatojmë lehtësisht se sa i lëtyrtë është treguar ai në rastet kur si kryeminstër i shqiptarëve duhej të mbronte interesat dhe dinjitetin tonë kombëtar. Pra, duket qartë se se priftërinjve të lartë që e pranuan Kalorës të varrit të Shenjtë të Kishës Greke, nuk ju ka shkuar dëm kryqi dhe formulat e ”pagëzimit’. Rama e ka justifikuar plotësisht besimin e Kishës Greke. Ajo që shqiptarët nuk po e shohin gjëkund, është puna dhe devocioni i Ramës si kryeministër i Shqipërisë në interes të shqiptarëve. Ndërsa së fundi thuhet se Rama ka marrë pjesë në një tjetër ceremoni ortodokse greke. Ceremonia në fjalë është një ceremoni cilklike dhe krejt legale e tradicionale. Nga ky këndvështrim, pjesëmarrja e Ramës mbase nuk ka asgjë të keqe e nuk do të thotë asgjë. Domethënës është fakti se Rama e ka mbajtur të fshehtë si udhëtimin ashtu dhe pjesëmarrjen. Ashtu siç ia mbajti edhe më të fshehtë akoma opinionit publik pranimin në urdhërin e kalorësve shërbëtorë të Kishës Greke. Këtë skandal e patëm denoncuar edhe më herët në forma të ndryshme. Mirëpo, pamë se asnjë media nuk u mor më të ndonëse përmasat dhe rrezja e shpërthimit të një skandali të tillë do të rrëzonin dhe gjethet e pemëve rreth godinës së kryeminstrisë. Është pikërisht heshtja e mediave por edhe e opozitës ajo që sipas meje përbën një shqetësim madhor. Fatura e hoteleve të Etildës së ministrisë apo Maznikut të bashkisë janë lehtësisht të shlyeshme. E megjithatë nuk ngeli gazetar, analist e politikan pa u marë. Dyshoj se fuqia e kalorësit të varrit të shenjtë të Kishës Greke dhe e superiorëve të tij në Patriarkanë, Jerusalem apo Athinë e dominon fuqinë dhe mundësinë e publicistikës e të politikës shqiptare. Ndoshta tingulli i këmbanës së asaj kishe, ua ka shurdhuar veshët të gjithëve aq sa të mos e dëgjojnë dot as himnin kombëtar. Heshtja ndaj një skandali të tillë përbën padyshim turp për të gjithë politikanët dhe për të gjithë komunitetin mediatik shqiptar. Por edhe për gjithë masën e qytetarëve sidomos të majtët për sa kohë ata nuk e kanë saktësuar nëse pranojnë që babloku i tyre të jetë shërbëtor i urdhërit të një kishe të huaj.

%d bloggers like this: