Platforma e re e opozitës së bashkuar/ Shehi: Ja kur fillojnë protestat

Platforma e re e opozitës së bashkuar/ Shehi: Ja kur fillojnë protestat

Raporti zyrtar  i misionit të OSBE ODHIRIT, për zgjedhjt njëpartike të 30 qershorit ngjalli debate të shumta në rradhët e politikës dhe opinionit publik. Vëzhgimi i ndërkombëtarëve, i cili për herë të parë  konstatoi paligjshmëri të plotë të procesit elektoral në periudhën post komuniste,  ku votimet në shumicën e Bashkive ishin me një parti,  për opozitën ishte një shenjë e qartë se organizata e OSBE ODHIR-IT nuk i njohi zgjedhjet të cilat kryeministri Rama kërkoi ti mbajë me çdo kusht në 30 qershor, pavarsisht dekretit Presidencial i cili i anulloi ato. Dashamir Shehi, kreu I LZHK-së, I ftuar në Shijak Televizion shprehet se  ky  raport përmbushi pritshmëritë e opozitës, dhe po  ashtu vërtetoi denoncimet që kjo e fundit kishte bërë më herët për  ilegjitimitetin e 30 qershorit. Sipas Shehit,  në  pikën e evidentuar nga ODHIR, ku thuhet se kolegji zgjedhor   ishte nën  presionionin e vettingut , tregon se qartë   misioni vë në dyshim Reformën në Drejtësi. Shehi shprehet se raporti fakton se ndërkombëtarët janë ndërgjegjeësuar mbi  atq që po ndodh në Shqipëri,  ku kreu i qeverisë ka vënë në kontroll cdo instuticion dhe po qeveris me forcë shtetin. Kreu I LszhK-së shprehet s ekjo nuk do të pengojë opozitën të vijojë me aksionin opozitar, mandje thekson se kjo lëvizje do të behhet më e fuqishme në muajin tetor, ku do të rikthehet masivisht protestat.

Opozita, u shpreh Shehi është më e Bashkuar se kurrë,  dhe vijojn me qëndrimin e palëkundur për të mos njohur ato që mazhoranca i quan zgjedhje lokale të 30 qershorit. Manifestimet  nuk do të ndalen derisa të krijohen kushte për zgjedhje t të ndershme, për ti garantuar elektoratit votën e lirë.

Lini Nje Koment