Plagosja në Mitrovicë/ Vuçiç deklarata destabilizuese, reagon Prishtina

Plagosja në Mitrovicë/ Vuçiç deklarata destabilizuese, reagon Prishtina

Plagosja e një të riu nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës i ka shërbyer Beogradit për të bërë deklarata politike, më qëllim destabilizues dhe përcarësh mes qytetarëve në Mitrovicë.

Një 17-vjeçar me përkatësi etnike serbe mori plagë me thikë në mbrëmjen e shkuar gjatë një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë në Urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Megjithëse plagosja me thikë e një të riu, pranë lumit Ibër në Mitrovicë,u cilësua si një incident i izoluar, Prishtina e Beogradi kanë dalë me reagime zyrtare për ngjarjen.

17-vjeçar që i përket komunitetit serb, u plagso mbrëmjen e së djelës gjatë një përleshjeje me një grup të rinjsh shqiptarë në Urën kryesore mbi lumin Ibër.
Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti thotë, se policia po punon intensivisht për të zbardhur rastin, ndëkohë që ende nuk dihen motivet.

Edhe Kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, e dënoi incidentin dhe u kërkoi organeve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rastin dhe të kapen autorët.

Ndërsa Beogradi ka shfrytëzuar ngfjatjen për të bërë deklarata thellësisht politike me qëllim destabilizmin në veri. Për Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, incidenti “ndëretnik”, siç e cilësoi ai, është i rëndë. Ura mbi Lumin Ibër nuk duhet të hapet për qarkullim, ka kërkuar Vuçiç.

“Sulmi ndaj një të riu serb në Mitrovicën Veriore tregon se sa e rrezikshme është hapja e Urës së Ibrit. Ekziston një adhurim i shqiptarëve me veriun e Kosovës. Këto janë gjëra dhe lajme të këqija. Kjo është arsyeja pse unë them se sa e rrezikshme ishte të hapet Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është Veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Petar’ në Mitrovicë”, tha Aleksandër Vuçiç, i cituar nga mediet në Serbi.

Ky qëndrim i presidentit Vucic është cilësiar si provokim i rëndë nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ky i fundit i bërë thirrje Vuçiqit që “këtë rast të izoluar të mos e përdorë për interesa personale që e cenojnë sigurinë e Kosovës dhe rajonit”.

“Loja që Aleksandër Vuçiç po luan, për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të bashkëqytetarëve tanë serbë të Kosovës. Deklarata e tij ka për synim cwnimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj, i bëj thirrje Beogradit, që të heqë dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serbë rehat të lirë”, thotë në reagimin e Veselit, i cili gjithashtu bën thirrje të zbardhet rasti.

Lini Nje Koment