Pezullohet parlamenti/ “Plagoset” demokracia britanike, vendi në krizë

Pezullohet parlamenti/ “Plagoset” demokracia britanike, vendi në krizë

Parlamenti britanik, çerdhja e demokracisë botërore, përjetoi skena të pazakonta pas vendimit për pezullim të përkohshëm të punimeve, çka pritet t’i  hapë rrugë kryeministrit Jonson në projektin për të shpëkutur vendin a BE pa marrëveshje.

Parlamenti britanik pezulloi punimet zyrtarisht për një periudhë 5-javore, një akt ky që ndodhë për të parën herë pas 70 vitesh. John Bercoë, kreu i parlamentit Britanik, nuk u pajtua me këtë ngjarje, ndaj deklaroi dorëheqjen në formë demonstrative, duke thirrur “Ky është një akt mashtrimi i kryer nga pushteti”. Mes skenash të pazakonta për të parin Parlament të botës, deputetët lanë sallën me thirrjet ‘”turp për ty”, drejtuar kryeministrit, ndoshta më të kontestuar në historinë e Britanisë, Boris Jonson. Pezullimi i përkohshëm i punimeve të parlamentit, u kërkua nga Jonson dhe u aprovua nga Mbretëresha e Elizabet e II.  Ky akt vjen pas përpjekjeve të kryeministrit për të thirrur zgjedhje të parakohshme në tetor, që u rrëzua për të dytën herë të hënën nga ligjvënësit. Vetëm 293 deputetë votuan pro mocionit të kryeministrit për zgjedhje të parakohshme, shumë më pak se dy të tretat e nevojshme.

Johnson u paralajmërua se ai mund të ballafaqohej me veprime juridike.

Aktualisht, ligji në Mbretërinë e Bashkuar thotë se vendi do të largohet nga BE më 31 tetor, pavarësisht nëse ka apo jo një marrëveshje tërheqjeje të dakorduar me Brukselin.

Projektligji i ri, që do ta detyronte kryeministrin të kërkojë shtyrje deri më 31 janar 2020, ka marrë aprovimin e Mbretëreshës, por mund të miratohet nga deputetët vetëm pas 14 tetorit me rifillimin e punimeve të parlamentit. Kryeministri Boris Johnson përsëririti prerë të martën se nuk ka ndërmend të kërkojë një zgjatje të Brexit përtej 31 tetorit.

 

Lini Nje Koment