“Përbindëshi Dorian” Bahamas, 30 viktima e mijëra të zhdukur nga uragani

“Përbindëshi Dorian” Bahamas, 30 viktima e mijëra të zhdukur nga uragani

Uragani Dorian pritet të dërgojë stuhi “të rrezikshme për jetë” në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara,

Pasi ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe të paktën 30 viktima në Ishujt Bahamas, uragani Dorian goditi brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara.

Stuhia e kategorisë së dytë taxshmë përfshiu brigjet e Karolinës, dhe po  bartet drejt veriut.

Aktualisht dhjetra mijëra persona janë pa energji elektrike.

Banorët e Xhorxhias dhe Virxhinias janë këshilluar të rrinë në kontakt me autoritetet zyrtare për mënyrën e veprimit në raport me situatën.

Metereologët  kanë thënë se uragani Dorian mund të dobësohet ngadalë në ditët e ardhshme.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Më 1 shtator, stugia goditi ishujt Bahamas, duke shënuar erërat më të forta që janë regjistruar ndonjëherë në këto brigje.

Kryeministri i Bahamasit, Hubert Minnis, e ka cilësuar stuhinë si “një prej krizave më të mëdha në historinë e shtetit tonë”.

Ai madje nuk përjashton mundëisnë e rritjes së numrit të viktimave.

Zyrtarët vendas thonë se qindra, ndoshta mijëra, janë ende të humbur në Abacos dhe Grand Bahama.

Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Mark Loëcock ka thënë se rreth 70.000 njerëz në ishujt Bahamas, kanë nevojë të menjëhershme të ndihmës për t’i shpëtuar vdekjes.

Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate për mediet bëri me dije se Presidenti  Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën.

“Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë”, thuhet në deklaratë.

 

Lini Nje Koment