Meta: Të hënën ju rrëfej autorët e djegjes së Kuvendit

Meta: Të hënën ju rrëfej autorët e djegjes së Kuvendit

Përballë hetimit parlamentar nga socialistet, Presidenti Ilir Meta njoftoi së do të bejë publike të henën materialet që disponon. Pjesë   e tyre pritet të jenë edhe të dhënat qe ai ka siguruar me 7 qershor sipas të cilave persona të caktuar do të shfrytëzonin opozitën për të djegur parlamentin. Ky ka qënë shkaku qe sipas Metës e detyroi atë të anulonte mbajtjen e zgjedhjeve me 30 qershor . Ai bëri një paralelizëm me masakrën e 2 prillit, per te cilen e djathta akuzon Gramoz Rucin si urdhërues, e tha se me vendimin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit shmangu një akt të ngjashëm që mund të destabilizonte e shkatërronte imazhin e një vendi të tërë. Në një konference shtypi te posacme per procedurat hetimore te socialisteve dhe thirrjen e komisionit te venecias per te mbledhur fakte ne Tirane, Kreu i shtetit tha se e gjitha kjo është një lëvizje dëshpëruese për të shmanguar kauzën më të rëndësishme ate te 18 tetorit per vendimin e negociatave.

“Le të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhet.
Presidenti më 11 tetor është i gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij. Por unë them që të merren me 18 tetorin. Kur ju thashë që nuk e meritonim kaq shumë pushime, nuk e kisha kot. Zakonisht ata që ngelin në vjeshtë nuk i meritojnë pushimet e gjata”. Per raportin e pritshem nga Venecia, Meta tha sse I besonte ekspertizes se nderkombetareve e theksoi see rekomandimet e tyre jane refuzuar nga politika ne te kaluaren . gjate kesaj conference shtypi presidenti foli per dy shtete paraleele e tha se sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës janë vënë në pikëpyetje. “Jetojmë në shtetin e propagandës dhe në shtetin e së drejtës. Unë respektoj shtetin e së drejtës”, deklaroi preisdenti duke fajelsuar kryeministrin rama si pergjegjess per zvarritjen e procesit te hapjes se negociatave e duke mos e kursyr ate nga ironia.

Lini Nje Koment