Kundër OSBE/ODIHRIT Edi Rama riciklon kartën e vjetër: “Kur do flasim”

“Raporti ka certifikuar zgjedhjet si krejt legjitime”. Keshtu deklaron kryeministri Edi Rama per dokumentin e OSBE-ODIHR-it . Ne tre postime te njepasnjeshme ne profilin zyrtar, Rama akuzoi opoziten se po perpiqet te ngreje nje “furtune ne gote” mbi raportin e OSBE- ODIHRIT. Kryeministri nuk ka bere asnje koment persa i perket gjetjeve te vezhguesve nderkombetare ndersa qendrimi i tij per “certifikim zgjedhjesh” eshte ne mosperputhje te plote me permbajtjen e raportit per 30 qershorin. Kujtojme se raporti konstaton se “Votuesit nuk patën mundësinë e zgjedhjes, u ushtrua presion mbi qytetarët, media veproi si platformë lobimi për pronarët, dekreti i Presidentit nuk u botua në fletoren zyrtare, ddhe KQZ e  Kolegji Zgjedhor ishin te anshem”. Gjithashtu OSBE-ODIHR renditi problemet si: votim  në grup apo frikesim te votuesve sidomos te punonjesve te administrates, por te gjith keto konstatime jane lexuar nga kryeministri si “certifikim zgjedhjesh”. Ne postimet e tij kryeministri shpreh edhe gadishmerine per dialog me opoziten, nje metode kjo e perdorur dhe me pare nga Rama ne raste krizash politike apo gjate prrotestavee te studenteve.

%d bloggers like this: